TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kompanitë private të autobusëve thonë se linja 22 e lëshuar nga kryeqyteti do t’i falimentojë

30 Kompani të transportit ‘’Prishtinë-Podujevë’’ të enjten pezulluan qarkullimin në këtë magjistrale, në shenjë proteste ndaj Komunës së Prishtinës. Sipas tyre, bizneset po u rrezikohen për falimentim, pas lëshimit të linjës 22 nga Prishtina drejt fshatrave të Podujevës

by Albiona Hajdari
1 vit ago
5 0
A A

Mëngjesin e së enjtes linjat Prishtinë-Podujevë nuk qarkulluan si zakonisht.

Kjo meqë kompanitë e udhëtimit në këtë magjistrale pezulluan përkohësisht operacionet e tyre.

Ata u mblodhën në fshatin Lupç, në shenjë proteste ndaj komunës së Prishtinës.

Pasi kjo e fundit, lëshoi për qarkullim linjën 22 të trafikut urban, në rrugën magjistrale Podujevë-Prishtinë, Prishtinë-Vranidoll dhe Prishtinë-Lluzhan-Sharban.

E për të ruajtur rendin, aty u panë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

“Për Sharban na ka hy edhe në komunë të Podujevës. Na ju kemi shkru qe tri javë ditë të gjitha institucioneve, s’na është përgjigj askush, e ne jemi detyru me dalë padashje në protestë. Sot kem n’komunë pak ma herët po s’arritëm marrëveshje kurgjë”, tha Beqir Mustafa, kryetar i shoqatës së transportit “Prishtinë – Podujevë”.

Ndryshe nga kompanitë private të transportit që operojnë në këtë rrugë, pagesa me autobusët e komunës së Prishtinës është 0.80 cent për 12 orë.

“Deri në këtë pikë e kemi pasë 80 cent,  një euro deri në Podujevë. Sa i përket me kilometrazh kemi qenë më të lirët në Kosovë, për shkak veç të udhëtarëve. E tash prej që i ka lëshu komuna këta autobusa, ata janë nën atë çmim. Në këtë mënyrë duhet me ndërpre punën krejt. Nuk mundemi me ekzistu, as s’mundemi me mbajt familjen, as s’mundemi me i pagu punëtorët, as shërbimet e shtetit as kurgjë hiç”, ka thënë Afrim Leci, pronar i një komapine të autobusëve.

Se i rrezikohet puna thotë edhe pronari i një tjetër kompanie, Mentor Mustafa.

“Neve na ka dëmtu shumë, sa po vjen puna deri në falimentim të kompanive qe 30 vjet që operojnë në trasën Podujevë-Prishtinë.  Na ka qitë në konflikt me kolegët tjerë. Ne nuk jemi për me bo probleme, ne po i kërkojmë të drejtat ton”, thotë Mustafa.

Sipas Shoqatës së Transportit Prishtinë-Podujevë, në këtë magjistrale operojnë 30 kompani udhëtimi.

Ndërsa qarkullim të autobusëve ka çdo dhjetë minuta në këtë relacion, e ndërmjet tyre operojnë edhe autobusë të tjerë.

Tags: kompanite e autobuesveProtesta
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

PDK mban konferencë për media

PDK mban sot konferencë për media

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Dhunë psikike ndaj vajzës, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Podujevë për sulm seksual

Alarm i rremë për bombë pranë ambasadës së SHBA-së në Tiranë

Alarm i rremë për bombë pranë ambasadës së SHBA-së në Tiranë

PDK mban konferencë për media

PDK mban sot konferencë për media

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

Vidhet arka e parave në një xhami në Keqekollë, policia nis hetimet

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Dhunë psikike ndaj vajzës, policia arreston të dyshuarin në Pejë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Podujevë për sulm seksual

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025

Partitë vazhdojnë fushatën zgjedhore, publikohen aktivitetet e sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën