TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​A do të rritet ashpërsimi i garës brenda subjekteve politike?

by TËVË 1
1 vit ago
2
A A
​A do të rritet ashpërsimi i garës brenda subjekteve politike?

Subjektet politike në Kosovë tashmë kanë hyrë zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 9 shkurt, kësaj herë me disa ndryshime. Mundësia që qytetarët të votojnë deri në dhjetë kandidatë për deputet – nga pesë sa ishte më parë – po konsiderohet ndryshimi kryesor për këto zgjedhje. E kjo, sipas monitoruesve, mund të nxisë edhe ashpërsimin e garës edhe brenda vet subjekteve politike.

Me Ligjin e ri për zgjedhje, të miratuar më 2023, u mundësua edhe votimi i diasporës në ambasada dhe konsullata, largimi i heshtjes 24 orëshe zgjedhore si dhe numërimi i fletëvotimeve për subjektet politike në qendrat e votimit.

Këto ndryshime po konsiderohet pozitive nga njohës të proceseve zgjedhore dhe sipas tyre nuk pritet që, si pasojë e kësaj, të ketë rritje të votave të pavlefshme.

Hulumtuesi në Institutin e Demokratik të Kosovës(KDI), Eugen Cakolli, i cili monitoron proceset zgjedhore, thotë për KosovaPress se ndryshimi esencial në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jetë rritja e votës preferenciale nga pesë kandidatë në dhjetë sosh.

“Ndryshimi më esencial në raport me mënyrën sesi zhvillohet procesi zgjedhor në Kosovë është rritja e votës preferenciale nga pesë në dhjetë kandidatë. Kjo normalisht do të ketë impaktin edhe në ashpërsimin e garës brenda vet subjekteve politike, duke ditur se tashmë gara është më hapur për të gjithë kandidatët. Ndryshim tjetër është edhe mënyra e votimit jashtë vendit që tashmë veçse ka filluar, dhe vërehet një interesim relativisht i lartë i votuesve që jetojnë jashtë vendit. Ata qysh në fillim të procesit zgjedhor po dërgojnë votimet e tyre për t’i ikur rasteve kur ka vonesa në pranimin e tyre nga ana e KQZ-së”, thotë ai.

Ndryshimet ligjore për organizimin e zgjedhjeve parlamentare i konsideron të mira edhe ish-kryetar i KQZ-së, profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Sipas tij, përmes kësaj do të rregullohet administrim më i mirëfilltë i zgjedhjeve.

“Ndryshim tjetër është heqja e heshtjes zgjedhore, pasi ligji mundëson shfrytëzimin në mënyrë racionale periudhën një mujore të fushatës. Subjektet politike kanë të drejtë të bëjnë fushatën deri në hapjen e qendrave të votimit në orën 07:00. Tjetra është edhe mënyra e numërimit dhe vendi i numërimit të votave. Me këto ndryshime të ligjit, votat nuk do të grumbullohen në të gjithë Kosovën në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, por do të numërohen në komisionet komunale zgjedhore…Numërohen vetëm për subjektet politike, kjo mundëson që sa më herët të jepen rezultatet preliminare, ndërkaq ditëve pasuese do të numërohen fletëvotimet për kandidatë në QNR”, thekson Baraliu.

Mundësia që të rriten votat e pavlefshme si pasojë e këtyre ndryshimeve është shumë e vogël, sipas hulumtuesit në KDI, Eugen Cakolli.

Ai sqaron në detaje se si ndodh që një fletëvotim të bëhet i pavlefshëm në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Është e përcaktuar që fletëvotimi është i pavlefshëm vetëm nëse nuk shënjohet subjekti politik. Pra edhe nëse shënjohen më pak se dhjetë apo në rastin tjetër më shumë se dhjetë kandidatë, fletëvotimi si i tillë nuk shpallet si i pavlefshëm. Në rastin më pak se dhjetë vota preferenciale numërohen vetëm ato që janë caktuar nga qytetarët, kurse në rastin mbi 10 vota të shënjuara, i llogaritet vota vetëm subjektit politik”, deklaron Cakolli, shkruan KP.

Në të kaluarën, qytetarët kanë pasur mundësi të votojnë për subjektin politik si dhe pesë kandidatë për deputetë, ndërkaq me Ligjin e ri për zgjedhje ata do të votojnë dhjetë kandidatë për deputetë.

Po ashtu, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, kur heshtja zgjedhore fillonte një ditë para votimeve, me ndryshimet ligjore ajo tashmë do të fillojë në orën 07:00 të ditës së votimit dhe do të zgjasë deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00 të 9 shkurtit. Rrjedhimisht, heshtja zgjedhore do të zgjasë vetëm gjatë 12 orëve të votimit.

Fushata zgjedhore në Kosovë ka filluar më 11 janar, ndërkaq zgjedhjet do të mbahen me 9 shkurt. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që do të mbahen që prej shpalljes së pavarësisë më 2008.

Për këto zgjedhje janë certifikuar 28 subjekte politike me 1.280 kandidatë.

Tags: garaSubjekte politike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjatë rrugës për në Kinë, Trump thotë se ekonomia e amerikanëve nuk është prioriteti i tij

Gjatë rrugës për në Kinë, Trump thotë se ekonomia e amerikanëve nuk është prioriteti i tij

Tetë të vrarë, përfshirë dy fëmijë, nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tetë të vrarë, përfshirë dy fëmijë, nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Anulohet për çështje procedurale seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve

Anulohet për çështje procedurale seanca ndaj Sami Lushtakut dhe të tjerëve

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Vdes personi i lënduar në aksidentin mes trenit dhe një makine pune në Klinë

Gjatë rrugës për në Kinë, Trump thotë se ekonomia e amerikanëve nuk është prioriteti i tij

Gjatë rrugës për në Kinë, Trump thotë se ekonomia e amerikanëve nuk është prioriteti i tij

PDK: Kosova nuk do të heshtë së kërkuari drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

PDK publikon listën me 110 kandidatë për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit

Delegacioni rus mbërrin në Stamboll për bisedimet e paqes, Putin nuk është pjesë e tij

Putin lavdëron raketën e re balistike ruse si më të fuqishmen në botë

Prokuroria Speciale konfirmon: Rozeta Hajdari e ftuar si e pandehur në hetimet për rezervat shtetërore

‘Laboratori 25’, Specialja lëshon urdhër ndalimi për anëtarin e dyshuar të grupit kriminal

​PSD me aksion simbolik, Molliqaj për PDK-në: Uran Ismaili udhëheq “klikën”

​PSD me aksion simbolik, Molliqaj për PDK-në: Uran Ismaili udhëheq “klikën”

Samadrexha e Shqiponja përballen në hendboll për hapin e parë drejt titullit 

Samadrexha e Shqiponja përballen në hendboll për hapin e parë drejt titullit 

Tetë të vrarë, përfshirë dy fëmijë, nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Tetë të vrarë, përfshirë dy fëmijë, nga sulmet izraelite në jug të Libanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën