TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Nuk është vendim, është mashtrim për veteranët”, Hoti: Qeveria na ka fyer e ofenduar

by TËVË 1
1 vit ago
8
A A
“Nuk është vendim, është mashtrim për veteranët”, Hoti: Qeveria na ka fyer e ofenduar

Sot, Qeveria e Kosovës ka miratuar rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë për 20%

Por, këtë rritje invalidi i UÇK-së, Arton Hoti, e konsideron mashtrim.

Sipas Hotit, Qeveria e Kosovës e miratoi këtë vendim për t’i mashtruar veteranët në mënyrë që t’i votojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nuk është vendim, është mashtrim – për shkak të fushatës, në mënyrë që me u mundu me i mashtrua veteranët që me i votua edhe një herë. Me këtë vendim po kërkon vota. Në fillim të mandatit të tyre, këta nuk kanë pasur nevojë me u bë bashkë me Listat Serbe që me votua në Parlamentin e Kosovës mos-përfshirjen e veteranëve dhe organizatat e dala nga lufta në pagën minimale”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Hoti thotë se Qeveria e Kosovës i ka fyer e i ka ofenduar veteranët dhe organizatat e dala nga lufta.

“Këta janë bë bashkë me Listën Serbe edhe e kanë votu që për mos me qenë në pagën minimale veteranët dhe organizatat e dala nga lufta. Këta na kanë fyer na kanë diskriminuar në mënyrën më të keqe… Veteranët i marrin 350 euro rrogë minimale me ligjin e Kosovës, këta na kanë hequr nga paga minimale dhe tash e kanë bërë ‘fetin’ me këtë rritje 20%, hajgare hesapi me i marrë 204 euro”, deklaroi ai.

Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha se rritja për të gjitha kategoritë e veteranëve, invalidëve dhe viktimave të dhunës seksuale do të jetë 20 për qind mbi shumën e tanishme pensionale.

Për disa kategori ka rritje edhe përtej shkallës prej 20 për qind, tha ministri. Kategoritë që përfitojnë rritje mbi 20 për qind, janë familjet e dëshmorëve të UÇK-së që kanë dy dëshmorë ose më tepër, familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë mbi dy të zhdukur dhe familjet e viktimave civile, tha ai.

Ndërkaq, rritja do të vlejë nga ky muaj./teve1.info/

Tags: paga minimaleQeveria e KosovësVeteranet
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

​A po rrezikohen Lojërat Mesdhetare për shkak të situatës jo stabile politike? Flasin nga Ministria e Sportit

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

Dita Botërore e Shëndetit Oral, ministria bënë thirrje për kujdes të shtuar

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

Tahiri paralajmëron kolaps ekonomik, kërkon ulje të TVSH-së dhe heqje të akcizës

Rama së bashku me fëmijët në Prishtinë shënojnë ditën e pranverës me mbjellje lulesh

​Trendi viral që po shqetëson psikologët, si ndikon “AI Crying Food” te fëmijët

​Trendi viral që po shqetëson psikologët, si ndikon “AI Crying Food” te fëmijët

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën