TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vetëm 7 mësimdhënës arritën ta kalojnë testin e MASHTI-it

Vetëm 7 mësimdhënës arritën ta kalojnë testin për licencë të avancuar nga 54 sa kishin aplikuar për të nënshtruar këtij vlerësimi. Kjo sipas SBASHK ka ndodhur për shkak të mos transparencës së Ministrisë së Arsimit. Kurse ekspertët kërkojnë që të analizohen faktorët që dërguan deri të këto rezultate të dobëta.

by Doresa Geci
1 vit ago
2
A A

47 mësimdhënës dështuan të kalojnë testimin për licencë të avancuar.

Licencë kjo e cila do të mundësojë zhvillim në karrierë e pagë me të lartë.

Ani pse nga Ministrja e Arsimit e paraqiti si një sukses, vetëm 7 prej 54 mësimdhënësve arritën që ta kalojnë atë.

“Për herë të parë javën e kaluar e përmbyllëm me sukses provimin për licensën e avancuar të cilit iu nënshtruan gjithsej 54 kandidatë. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm në fushën e arsimit. Qëllimi i sistemit të licencimit është zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe avancimi në karrierë i mësimdhënësve përmes vlerësimit të performancës së tyre”, ka thënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Mos-avancimin e 47 mësuesve, Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk e quan dështim.

Por sipas kryetarit të kësaj sindikate Rrahman Jashari, ky test nuk ishte shumë transparent.

“Nuk ka pasur transparence nuk ka pasur fillimisht bashkëbisede me mësimdhënësit dhe nuk duhet të kuptuar në opinion siç i quajnë ngelça. Nga 54 mësimdhënës 7 shihet se janë me të mirë se te tjerët, pra këtë qëllim e ka avancimi. Të nxjerri më të mirët prej të mirëve, pra nuk është që ka ngelecana këtu por nga ai 54 , 7 janë dalluar nga të tjerët”, tha kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Kurse eksperti i arsimit, Ismet Potera, kërkon të bëhet një analizë për këtë numër të vogël të mësuesve që kaluan këtë testim.

“Nuk dua të i paragjykojë as mësimdhënësit as kurgjo, pasi e para nuk i kam parë testet të cilat iu kanë nënshtrua mësimdhënësit por megjithatë duhet të bëhet një analizë pse ky rezultat kështu. A kanë qenë çështje testit a ka qenë ajo ngarkesa psikologjike e tyre për herë të parë që po hijnë në test”, shprehet Potera.

Kurse njohësi i arsimit, Argjend Osmani, ka kritika në mënyrën e formulimit të testimit.

“Ajo çka më bëri përshtypje është mënyra shpejt e shpejt e organizimit të këtij testimi që është bërë pak para zgjedhjeve, duke pasur parasysh që Ministria në vazhdimësi ka dështuar të krijojë një testim efektiv gjatë këtyre viteve”, thotë Osmani.

Mësimdhënësit e gjuhës shqipe, matematikës si dhe ata të ciklit fillore ishin ata të cilët patën mundësinë të nënshtrohen këtij testimi për avancim në karrierë.

Tags: mesimdhenesittesti i MASHTI-it
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

Kryeparlamentari i Shqipërisë të hënën vizitë në Kosovë

8 policë të suspenduar brenda jave

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Derbi ndërmjet Prishtinës dhe Dritës përfundon 1:1

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Britania rrëzon dronin iranian që po shkonte drejt Katarit

Dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga Ministria e Punëve të Jashtme

Njohësit thonë se duhet agjendë e re nga BE e ShBA për dialogun Kosovë-Serbi

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Banorët e Syriganës i mirëpresin arrestimet për krime lufte

Kurti e do Murat Jasharin për president

Kurti e do Murat Jasharin për president

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën