Një person është arrestuar të mërkurën në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur kishte shkuar tek shtëpia e bashkëshortes dhe kishte thyer xhamat e dritareve.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti kishte fyer ish-bashkëshorten.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë / 01.01.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet në gjendje të dehur kishte shkuar tek shtëpia e ish bashkëshortes së tij viktimës kosovare dhe kishte thyer dy xhama të dritareve dhe më pas dyshohet se kishte fyer viktimën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./tëvë1.info/







