TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Komandanti i KFOR-it: Sulmi në Ibër-Lepenc nxjerr në pah cenueshmërinë e situatës së sigurisë në Kosovë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Komandanti i KFOR-it: Sulmi në Ibër-Lepenc nxjerr në pah cenueshmërinë e situatës së sigurisë në Kosovë

Situata e sigurisë në Kosovë është e brishtë dhe me potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit, thotë komandanti i KFOR-it, Enrico Buardani, derisa shton se sulmi terrorist në Ibër-Lepenc ka cenuar situatën e sigurisë në vend.

Gjeneralmajor Buardani, i cili në tetor e mori zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, nënvizon rëndësinë e KFOR-it në rrethanat aktuale.

“Ka ende punë për të bërë për të siguruar përmbushjen e kushteve të duhura për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe stabil, duke përfshirë ato që janë para së gjithash nga natyra politike. Me këtë i referohem në mënyrë eksplicite dialogut Beograd-Prishtinë dhe rëndësisë që ai të ecë përpara. Prandaj, KFOR-i do të vazhdojë të mbajë detyrën e tij për të garantuar sigurinë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë; dhe përmes pranisë dhe aktiviteteve të përditshme në mbarë Kosovën do të vazhdojë të krijojë hapësirë për dialog politik për të siguruar një zgjidhje afatgjatë të çështjeve të mbetura”, thotë ai në intervistën me shkrim për KosovaPress.

Çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe dezinformatat në rajon siç thotë ai, po bëjnë që në Kosovë të ketë potencial të qëndrueshëm të përshkallëzimit.

“Sulmi i fundit në kanalin ujor Ibër-Lepenc nxjerr në pah cenueshmërinë e situatës së sigurisë në Kosovë… KFOR-i do të punojë ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe komunitetin ndërkombëtar, në mbështetje të sigurisë lidhur me zgjedhjet e ardhshme, në fillim të vitit të ardhshëm. Nëse situata e kërkon, NATO ka gjithashtu aftësinë për të përforcuar menjëherë KFOR-in përmes njësive të ndryshme të forcave rezervë, në një njoftim shumë të shkurtër për të lëvizur”, ka thënë ajo.

Ai flet edhe për hapjen e Urës së Ibrit, për çka thotë se KFOR-i mban një qëndrim transparent dhe konsistent, duke theksuar se çdo vendim duhet të merret përmes dialogut me komunitetin ndërkombëtar.

“Ura e Ibrit çështje politike dhe jo ushtarake”, thekson komandanti i KFOR-it.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Koci paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale

Koci paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

Përfundon festa e serbëve për Vidovdanin në Gazimestan

KRU “Prishtina” zbulon katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh

KRU “Prishtina” zbulon katër lidhje ilegale në Hajvali brenda pak orësh

IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Avokati i popullit në Maqedoni lobon pro studentëve, kërkon test shqip në provimin e Jurisprudencës

Fetoshi: Rasti “Sarajeva Safari” nuk mbyllet me një artikull, e vërteta duhet të dalë nga hetimet penale

Fetoshi: Rasti “Sarajeva Safari” nuk mbyllet me një artikull, e vërteta duhet të dalë nga hetimet penale

Pacolli: Vendimi për laurën në Prevallë pas konsultimeve

Pacolli: Vendimi për laurën në Prevallë pas konsultimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën