TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Vetëvendosje pret që BE-ja t`i largojë masat ndaj Kosovës në fillim të vitit 2025

by Tëvë1
12 muaj ago
0
A A
​Vetëvendosje pret që BE-ja t`i largojë masat ndaj Kosovës në fillim të vitit 2025

Lëvizja Vetëvendosje pret hapa pozitivë për largimin e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, pasi tanimë s’ka asnjë arsye që ato të jenë valide.

Sipas kësaj partie, BE-ja dhe SHBA-ja nuk mund t’i kërkojnë Kosovës t’i përmbushë obligimet në dialog, derisa Serbia vazhdimisht shkelë Marrëveshjen Bazë të Brukselit.

Përkitazi me këtë, deklarojnë se Qeveria mund të dërgojë një draft-statut të asociacionit në Kushtetuese vetëm nëse hartohet nga institucionet kosovare.

Deputetja e LVV-së, njëherësh kryetarja e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Arbëreshë Kryeziu thotë për KosovaPress se pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës në fillim të vitit 2025.

“Sa i përket çështjes së masave, unë mendoj se edhe vetë Bashkimi Evropian ka paqartësi sa i përket bazës që janë vendosur masat dhe bazës që po mbahen masat në fuqi. Ka vazhdimisht thirrje që ato të hiqen, pavarësisht kësaj disa shtete kanë mendime se ndoshta duhet të hiqen gradualisht, por edhe të tjerat që mendojnë që mos të hiqen. Masat do të duhet të hiqeshin tashmë dhe besoj se do të ketë hapa pozitiv në këtë drejtim. S’mund të mbahet në masa një shtet që ka qenë gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë në kuptimin e sjelljes bashkëpunimit dhe normalizimit. Prandaj, besoj që struktura e re administrative e Bashkimit Evropian e ka kuptuar këtë gjë, por sigurisht ky është një veprim që për t’u ndërmarrë duhet të ketë konsensus brenda të gjitha vendeve anëtare…Unë besoj se gjatë vitit që vjen do të ndodhë”, thekson Kryeziu.

Duke folur për dialogun, deputetja e mazhorancës thotë se Serbia po e përdorë procesin si kamuflim të sulmeve terroriste në veri. Ajo shton se dialogu është i rëndësishëm, por BE fillimisht duhet të kërkojë llogari ndaj Serbisë për sulmet terroriste në Banjska dhe kanalin e Ibër-Lepencit.

“Fakti që kemi hezitim prej anës së Serbisë për ta pranuar marrëveshjen tregon se Serbia se ka synimin ashtu siç po duket në opinion, por ka synim krejt tjetër dhe këtë po e shpreh përmes sulmeve terroriste në veri. Ne kemi thënë gjithmonë se dialogu është shumë i rëndësishëm dhe është e rëndësishme që të ndodhë njohja si hapi final i krejt këtij procesi jashtëzakonisht të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të dy vendeve. Por për të ndodhë kjo duhet të ketë gatishmëri të dyanshme dhe s’mund të ndodhë vetëm nëse njëra palë dëshiron. Nuk mund t’i kërkohet vetëm njërës palë t’i përmbushë obligimet që dalin nga marrëveshja përderisa pala tjetër qoftë heziton të nënshkruajë dhe shkelë këtë marrëveshje…  Para se të orientohemi te marrëveshja bazike duhet t’i trajtojmë me seriozitet dy sulmet terroriste që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Nuk mundemi thjesht t’i rikthehemi dialogut sikurse asgjë mos të ketë ndodhur. Kemi një sulm terrorist në Banjskë vitin e kaluar dhe kemi një tjetër sulm terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit”, thekson Kryeziu.

Sa i përket presionit ndërkombëtar që Qeveria të dërgojë draft-statutin e asociacionit të hartuar nga BE-ja në Kushtetuese, ajo thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Sipas saj, Qeveria mund të dërgojë një draft-statut të asociacionit në Kushtetuese vetëm nëse hartohet nga institucionet kosovare.

“Nëse bëhet fjalë për një draft, i cili duhet të shkojë për opinion në Gjykatën Kushtetuese ai duhet të hartohet nga Qeveria e Kosovës dhe jo të jetë një draft i cili sillet prej (Miroslav) Lajçak. Mandej t’i imponohet Qeverisë së Kosovës që të pranojë si të tillë. Askund në kuadër të krejt procesit të dialogut nuk thuhet se draftin do ta hartojë Lajçak dhe të njëjtin ju e keni për obligim që ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese. Në Gjykatë Kushtetuese ne mund të dërgojmë një draft, i cili do të buronte prej institucioneve tona”, shton Kryeziu.

Krahas kësaj, ajo shton se qeveria ka shtrirë sovranitetin në veri, duke mbyllur strukturat paralele dhe luftuar grupet kriminale në atë pjesë.

“Duhet të kërkohet nga Serbia që të mos bëjë veprime të tilla terroriste, të cilat shkaktojnë tensione në pjesën veriore të Kosovës. Në të kundërtën, Kosova ka bërë veprime pikërisht për uljen e tensioneve në veri duke shtrirë sovranitetin dhe duke sjellë prezencën e policisë atje më shumë se asnjëherë më parë. Kjo ka ndihmuar në ofrimin e sigurisë për qytetarët që jetojnë në atë pjesë, por edhe të njëjtën kohë edhe eliminimin e strukturave ilegale paralele që kanë ekzistuar në veri dhe në masë të madhe kanë ngulfatur lëvizjen e lirshme”, përfundon Kryeziu.

BE ka miratuar disa konkluza në mbledhjen e ministrave më 17 dhjetor, ku mes tjerash thuhet se gradualisht do t’i heqin masat paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kushtet atmosferike, Policia apelon qytetarët për kujdes të shtuar dhe përshtatje të shpejtësisë në komunikacion

IHMK reagon ndaj spekulimeve: Nuk ka parashikim zyrtar për temperatura –20°C

Gjykata merr vendim për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor në rastin e “Gylenistëve”

Gjykata merr vendim për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor në rastin e “Gylenistëve”

Paralajmërimi për masa të reja, vlerësohet se shpejtë mund të konkretizohet

Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anëtarëve të Këshillit së shpejti

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Dogana ndalon mbi 4.500 mallra të dyshuara për falsifikim në Han të Elezit

Vuçiq i emocionuar për takimin me presidentin kinez, Xi Jinping

Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e BE-së

Sa mandarina duhet të hani për një dozë të mirë të vitaminës C?

Sa mandarina duhet të hani për një dozë të mirë të vitaminës C?

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person për rastin ku dyshohet se një i mitur u dhunua në Ferizaj

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron bllokimin e cisternave të naftës në Venezuelë

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Dy të arrestuar në Drenas, njëri për dhunë në familje e tjetri për sulm ndaj policëve

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

​Volejbolli kosovar avancon, Video Challenge zyrtarisht në garat elite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën