Dy persona janë arrestuar, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë sulmuar seksualisht një vajzë të mitur në Obiliq.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguat në mbajtje.
“Obiliq 26.12.2024 – 17:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që dyshohet se kanë sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/







