TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump është zotuar se do t’i japë fund shumë shpejt luftës në Rripin e Gazës, ndërsa ka paralajmëruar se ‘situata do të bëhet kaotike’ nëse Hamasi nuk i liron pengjet deri më 20 janar, ditën kur ai merr zyrtarisht detyrën.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara i hedh një vështrim mundësive për arritjen e paqes, ndërsa administrata e Presidentit Biden po kërkon arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi.

Vuajtje të papërshkrueshme gjatë 14 mujave të fundit, ndërsa Izraeli vazhdon operacionin ushtarak në Gazë, si hakmarrje pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.

Dhjetëra persona, mes tyre amerikanë, po mbahen ende peng nga grupi që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur si terrorist.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka paralajmëruar se nëse pengjet nuk lirohen para se ai të marrë detyrën më 20 janar, përgjigja do të jetë shkatërruese.

“Ata duhet ta gjejnë vetë se çfarë do të thotë kjo, por një gjë është e sigurt se nuk do të jetë diçka e mirë”, tha ai.

Trump ka marrë meritat për arritjen e një armëpushimi muajin e kaluar mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, që u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca.

Por planet e tij për Rripin e Gazës janë të paqarta.

“Presidenti Trump mund të ketë disa burime për të rritur presionin ushtarak ndaj Hamasit. Nuk mendoj se kjo do të jetë diçka më e ashpër sesa operacioni i izraelit gjatë 14 muajve të fundit. Por, mund të ketë një element tjetër, megjithëse shpresoj që nuk do ta ketë këtë qasje, për të tkurrur një pjesë të ndihmave humanitare”, thotë Ahmed Fouad Alkhatib nga Këshilli i Atlantikut.

Ndërkohë, administrata akutale po kërkon shtim të ndihmave humanitare në Gazë dhe po angazhohet deri në ditën e fundit të Presidentit Biden në Shtëpinë e Bardhë për arritjen e një armëpushimi, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“Gaza duhet të transformohet në një vend ku do të garantohet që Hamasi nuk do të jetë në udhëheqje, po ashtu edhe Izraeli, për të mundësuar qeverisjen, sigurinë dhe rindërtimin e Gazës”, tha zoti Blinken.

Ky synim është ende i paarritshëm, pavarësisht përpjekjeve diplomatike të Uashingtonit me Turqinë, Egjiptin dhe Katarin.

Analistët thonë se një armëpushim mbetet i pasigurt, qoftë para apo pas inaugurimit të zotit Trump në janar. Por, periudha e tranzicionit shihet nga të dyja palët si një moment mundësish, tha të mërkurën këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

“Për ne është me rëndësi që si administrata në largim Biden ashtu edhe administrata e re Trump, të tregojnë fuqinë tonë, të punojnë më ngushtë se zakonisht duke u siguruar se po dërgojmë një mesazh të qartë dhe të përbashkët tek miqtë dhe të gjitha palët në Lindjen e Mesme”, thotë zoti Sullivan.

Mesazhi i përbashkët nga të dy udhëheqësit është se Shtetet e Bashkuara duan që konflikti të përfundojë. Deri tani, këto thirrje nuk janë dëgjuar nga asnjëra palë./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Senatori amerikan: Plani i Trumpit për Iranin rrezikon përshkallëzim shkatërrues

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Keqekolla-Sadiku: Kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja duhej të arrestoheshin

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Haziri: E sfidoj Kurtin për Kodin Civil, tash nuk e bën sepse nuk i duhet

Tre muaj aftësim për policët, ekspertët thonë se është e pamjaftueshme

Musliu: Ceremonia e diplomimit të policëve të rinj është shtyrë në mungesë të uniformave

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

Haziri: LDK duhet t’i kthehet shtëpisë së saj, s’mundemi me dëmtua në emër të demokracisë së brendshme

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

“Këndi i Debatit” 29.10.2026

2052 raste të dhunë në familje brenda nëntë muajve

Shkon në 1.92 çmimi i litrit të naftës – kur pritet të bien çmimet e derivateve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën