Disa persona kanë njoftuar policinë se nga erërat e forta ishin rrëzuar panelet diellore të një hoteli në Pejë.
Sipas raportit të policisë, një personit i është dëmtuar kulmi i shtëpisë, kurse tjetrit i është dëmtuar vetura e tij private.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Rr. UÇK-së, Pejë 20-21.12.2024-NN. Ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga erërat e forta ishin rrëzuar panelet diellore të një hoteli, ku njërit ankues ia kanë dëmtuar kulmin e shtëpisë, ndërsa tjetrit ia kanë dëmtuar veturën e tij private. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./teve1.info/