TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

3 dekada Medreseja “Alauddin” në Gjilan, Tërnava: Emri medrese vërtetë peshon shumë

by Fëllënza Krasniqi
2 vjet ago
0
A A
3 dekada Medreseja “Alauddin” në Gjilan, Tërnava: Emri medrese vërtetë peshon shumë

Plot 30 vite ka mbushur sot Medreseja “Alauddin” në Gjilan. E për nder të kësaj ditë, medreseja kishte organizuar një program.

Salla e Medresesë “Alauddin” në Gjilan këtë të hënë ishte mbushur plot.

Kjo për nderë të 30 vjetorit të hapjes së kësaj paraleleje.

Për shënimin e këtyre tri dekadave punë, u organizua një program.

E për të treguar për historikun e shkollës, fjala iu dha drejtorit të Medresesë Fadil Hasanit.

“Viti 1994 padyshim që shënon një ngjarje të rëndësishme për rajonin e Anamoravës, konkretisht për Gjilanin, Kamenicën, Vitinë, Preshevën dhe Bujanovcin por edhe për Kumanovën dhe Kosovën në tersi. Për qytetarët e saj të komuniteti mysliman pamarre parasysh etninë pra shënon hapjen e këtij institucioni me rëndësi për zhvillimin e arsimit fetare Islam në Kosovë, hapjen e paralelë së Medresesë në Gjilan”, tha Fadil Hasani, drejtor i Medresesë “Alaudin” në Gjilan.

Madje u shfaq edhe një dokumentar për historikun e Medresesë.

Ndërsa për një fjalë rasti u ftua edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

“Një gjë dua të them që emri Medrese vërtetë peshon shumë, është aq i pastër sa loti i syrit. Dhe, aq dashur sa shpirti që e bart njeriu vetë në vete. Andaj, jetojmë e frymojmë me emrin Medrese për një të ardhme sa më të mirë për hir të atyre që ranë për lirinë e vendit që ishin edhe medresantë dhe ishin edhe imam”, tha Tërnava.

E nga ana tjetër Komuna e Gjilanit, Alban Hyseni tregoi se mbështetja për Medresenë do të jetë e gjithmonshme.

“Jemi këtu për të përkrahur e mbështetur Medresen, në mënyrë që kjo punë e jashtëzakonshme, kjo punë shumë e mirë që bëhet në Gjilan, e besoj edhe gjithandej Kosovës, sepse po tregojnë edhe rezultatet e mësimit, mësimdhënies e testimit. Le ta vazhdojë e le të jemi mbështetje sa herë qe ka nevojë. Urime 30 vjetori i paraleles në Gjilan. Uroj që të presim edhe shumë përvjetorë bashkë:, u shpreh Hyseni.
Mbështetje e urime për shënimin e këtij përvjetori kishte edhe ministrja Arbërie Nagavci.

“Ju siguroj që mbështetjen tonë, timen si ministre e Arsimit, si Ministri e Arsimit, si Qeveri e kemi të përhershëm sikurse deri më tani në çdo fazë të procesit edukativo-arsimor në përpjekjet tona të përbashkëta për të bërë më të mirën për fëmijët tanë dhe vendit tonë. Së bashku do të ecim përpara më të fortë e më të sigurt. Urime tri dekada punë të suksesshme të paralelet këtu në Gjilan”, tha Nagavci.

Në gjithë këtë program nuk munguan as paraqitjet e medresantëve me disa pika artistike.

Në fund të këtij programi u dhuruan disa mirënjohje.

Tags: Medreseja ne Gjilan
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime

Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët

Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik

Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në vendpunishten në Veternik

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohen 13 persona me urdhëresa të gjykatave në Pejë

Dokumentari i Guardian për Gazën me premierë në Festivalin e Venecias

Dokumentari i Guardian për Gazën me premierë në Festivalin e Venecias

Edhe Apeli lë në paraburgim gjyqtarin e Themelores në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Edhe Apeli lë në paraburgim gjyqtarin e Themelores në Prishtinë, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

“Ditari” 24.08.2026

“Ditari” 24.08.2026

Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime

Kosova e varur nga mishi brazilian, ndërsa BE-ja vendos kufizime

Huthët sulmojnë me raketa balistike një tanker saudit të naftës në Detin e Kuq

Huthët sulmojnë me raketa balistike një tanker saudit të naftës në Detin e Kuq

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët

Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët

Shefi i ushtrisë pakistaneze në Iran, diskuton propozime të reja për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Shefi i ushtrisë pakistaneze në Iran, diskuton propozime të reja për rifillimin e bisedimeve me SHBA-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën