TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Antonio Tajani vjen në Kosovë, viziton KFOR-in italian për Krishtlindje

Ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni

Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, sot viziton Kosovën.

Përveç se do të takohet me ushtarët e kontingjentit italian në Kosovë, ai do të ketë takime edhe me komandantin italian të KFOR-it, gjeneralin Enrico Barduani si dhe shefin e misionit EULEX, gjeneralin Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin e publikuar nga Ministria e Jashtme e Italisë nuk bëhet e ditur për ndonjë takim të Tajanit me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

“Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajni, qëndron sot, për një vizitë në Kosovë. Qëllimi i vizitës së tij është të takojë kontingjentin italian në misionin e KFOR-it, para festës së Krishtlindjes”, bëhet e ditur në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Italisë.

“Është krenari e madhe të përcjell përshëndetjet e qeverisë italiane për gratë dhe burrat që shërbejnë në misionin e KFOR-it,” citohet të ketë thënë para nisjes ministri jashtëm italian, Tajani.

“Falënderimet më të sinqerta u drejtohen të gjithë ushtarëve italianë në botë që shërbejnë për kauzën e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, veçanërisht në rastet si Krishtlindja, kur do të donim të ishim pranë shtëpisë dhe njerëzve të tyre të dashur”, theksohet në deklaratën e Tajanit, që transmetohet nga Ministria e Jashtme italiane.

“Misioni i KFOR-it është me rëndësi thelbësore për stabilitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit dhe Italia i kushton rëndësinë të madhe, ndërsa mbështet perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksohet në njoftim.

“Italia është në vazhdimësi vendi me kontribut më të madh në KFOR për sa i përket personelit të vendosur në Kosovë. Kjo konfirmon rolin qendror që Italia luan për stabilitetin në rajonin e Ballkanit, i cili sot është edhe më domethënës, duke pasur parasysh faktin se Italia drejton komandën e KFOR-it, që mori më 11 tetor nga Turqia”, theksohet në njoftim.

Tags: Antonio TajniKFOR
ShareTweet

Postime të ngjashme

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Auto Draft

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën