TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mandarinat me pesticide, reagon Ministria e Bujqësisë në Shqipëri

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Mandarinat me pesticide, reagon Ministria e Bujqësisë në Shqipëri

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka bërë një reagim zyrtar në lidhje me ngarkesat me mandarina nga Shqipëria që nuk janë pranuar nga disa vende të Bashkimit Europian për shkak të pesticideve të përdorura, të cilat prej vitesh nuk përdoren dhe konsiderohen si të rrezikshme.

Në njoftimin e ministrisë bëhet me dije se për vitin 2024 janë eksportuar në tregun evropian 924 kamionë me mandarina dhe vetëm 3 prej tyre janë kthyer për parregullsitë e përmendura më lartë.

Sipas ministrisë, ku raport nuk mund të dëmtojë mundin dhe djersën e fermerëve shqiptarë dhe të krijojë panik te qytetarët.

“Sipas njoftimit të Sistemit të Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë – RASFF për mbetje të pesticideve në mandarina të eksportuara nga Republika e Shqipërisë, AKU ka marrë masa të menjëhershme për gjurmueshmërinë dhe veprimet procedurale mbi subjektet eksportues duke marrë masa dhe veprime konkrete për të asgjësuar 20.482 kg Mandarine clementine, në datën 19.12.2024, në Qarkun e Fierit, ngarkesë e cila është kthyer mbrapsht nga shteti i Kroacisë. Procedura e asgjësimit është kryer së bashku me praninë e Autoritetit Kombëtar të Mjedisit, Drejtorinë e Tatimeve, si dhe me praninë e disa mediave të ndryshme.

Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në datën 19.12.2024, u kryen inspektime dhe evidentime të përbashkëta në Fshatin Mursi të Bashkisë së Konispolit, ku ushtron aktivitet kultivues një nga fermerët, i cili kishte asgjësuar produktin mandarinë. Për subjektet grumbulluese të rezultuara në shkelje të dispozitave ligjore, përveç se është kryer kallëzim penal, sipas shkeljeve, janë marrë edhe masa administrative gjobë, si dhe bllokim aktiviteti. Për ndjekjen e situatës në vijim, çdo ditë janë kryer inspektime të përbashkëta në qarkun Berat, Bashkia Dimal.

Informojmë konsumatorin lidhur me dy ngarkesat e tjera, të raportuara nga shteti i Kroacisë për mbetje të pesticideve sipas njoftimit të sistemit RASFF, se njëra është asgjësuar në shtetin Kroat, ndërsa tjetra nuk është kthyer ende në vendin e origjinës. Janë njoftuar të gjitha PIK që në rast kthimi të produktit, të bëhet bllokimi i menjëhershëm i tij me destinacion asgjësimin.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet në subjektet që tregtojnë Produkte të Mbrojtjes së Bimëve dhe Produkte Plehëruese, ku vetëm për këtë javë janë kontrolluar dhe verifikuar 46 subjekte tregtuese të PMB-ve, në të cilat nuk u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore. Vazhdojnë pa ndërprerje kontrollet në pikat e tregtimit, pikat e grumbullimit dhe magazinimit të fruta perimeve, ku përveç 18 mostrave të përcaktuara në planin e monitorimit të pesticideve për muajin Dhjetor, për produktin mandarinë, me qellim mbajtjen e situatës në kontroll, janë marrë edhe 7 mostra të tjera jashtë planit, për analizim në Laboratorin e Referencës – ISUV”, shkruhet mes të tjerash në reagimin e Ministrisë për çështjen e mandarinave./A2CNN

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Evropa përballet me një tjetër ditë me nxehtësi ekstreme dhe rekorde të reja temperaturash

Liderët globalë mobilizohen për ndihmë pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Liderët globalë mobilizohen për ndihmë pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Rubio u thotë aleatëve të Gjirit se marrëveshja me Iranin do të marrë në konsideratë sigurinë e tyre

Rubio u thotë aleatëve të Gjirit se marrëveshja me Iranin do të marrë në konsideratë sigurinë e tyre

Çmimi i naftës bie në nivelet e para luftës me Iranin

Çmimi i naftës bie në nivelet e para luftës me Iranin

Vapa ekstreme përfshin Evropën, Franca shënon temperatura historike

Evropa përballet me një tjetër ditë me nxehtësi ekstreme dhe rekorde të reja temperaturash

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Shënohet Dita Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave

Arrestohet dhe më pas lirohet ish-polici i Kosovës, Nexhat Pireva

MPJD del me sqarim për pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e NATO-s në Turqi

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Liderët globalë mobilizohen për ndihmë pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Liderët globalë mobilizohen për ndihmë pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Çitaku: PDK do ta rikthejë në agjendë projektin amerikan për gazin natyror

Çitaku: Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike të Perëndimit, jo spektatore e tyre

Haxhiu: Laban dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët e BIA-s

​Haxhiu për gazin amerikan: S’është çështje e përgjigjeve ‘po’ ose ‘jo’, duhen diskutime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën