TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Arrestohet një person në Prishtinë, Policia i gjen kokainë dhe armë në veturë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Arrestohet një person në Prishtinë, Policia i gjen kokainë dhe armë në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën rreth orës 19:30, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka arrestuar një person pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi të kokainës, si dhe armë.

Sipas komunikatës njësitet antidrogë kanë ndaluar veturën e tipit GOLF 7, ngjyrë e bardhë me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari me iniciale I.R. dhe pasagjerë në veturë ndodheshin edhe dy persona të tjerë.

“Gjatë kontrollit sipërfaqësor tek tre personat dhe në veturë nuk është gjetur asgjë e dyshuar, megjithatë pas dyshimeve të ngritura të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë për kontroll më të detajuar. Gjatë realizimit të kontrollit në trup tek i dyshuari i lartcekur me iniciale (I.R.) është gjetur një qese me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 0.6 gramë si dhe në kuletën e tij është gjetur një qese me pluhur ngjyre të bardhe e dyshuar po ashtu e dyshuar si narkotik i llojit kokainë me peshë 0.6 gramë, përderisa tek dy personat e tjerë nuk është gjetur asgjë e dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu thuhet se lidhur me vazhdimin e detajuar të kontrollit të veturës është kërkuar ndihmë nga njësiti K-9 me qen policor e cila ka dal në vendin e ngjarjes dhe se i dyshuari me të parë qenin e Policisë ka treguar se në veturë nën mbishtesën e dorës në mes të shoferit dhe pasagjerit ka të fshehur një sasi të kokainës si dhe në dollapin poshtë timonit ka një revole.

“Kontrolli policor ka vazhduar dhe në këto dy vende të potencuara me lart në veturë janë gjetur të fshehura: 29 qese të mbushura me pluhur ngjyrë të bardhë të dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 16.7 gramë, një revole e tipit SIG SAUER, me një karikator, si dhe 21 fishek të kalibrit 9mm. Në kuletën e të dyshuarit po ashtu janë gjet të holla në vlerë prej 570 euro dhe 50 franga”, bëhet e ditur më tej.

I dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orësh për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i pa autorizuar i armës”

Ndërsa, dy personat tjerë intervistohen në cilësi të dëshmitarit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi i Mitrovicës së Veriut shfuqizon vendimin për largimin e mbishkrimit “I Love Mitrovica”

Kuvendi i Mitrovicës së Veriut shfuqizon vendimin për largimin e mbishkrimit “I Love Mitrovica”

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Vazhdojnë kërkimet për personin e zhdukur në Liqenin e Batllavës, FSK-ja i bashkohet operacionit

Tentim vrasja në Kolovicë- Fitim Doda dënohet me 7 vjet e 10 muaj burgim, Arijan Sijarina me 9 muaj burgim

Aktakuzë ndaj dy inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen se morën ryshfet nga pronarë biznesesh

Numri i viktimave në Gaza tejkalon 73,000, ndërsa sulmet izraelite nuk ndalen pavarësisht armëpushimit

Numri i viktimave në Gaza tejkalon 73,000, ndërsa sulmet izraelite nuk ndalen pavarësisht armëpushimit

Emisioni “Ditari” 30.06.2026

Emisioni “Ditari” 30.06.2026

Tragjedia në Shqipëri, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit

Tragjedia në Shqipëri, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak para aksidentit

Kuvendi i Mitrovicës së Veriut shfuqizon vendimin për largimin e mbishkrimit “I Love Mitrovica”

Kuvendi i Mitrovicës së Veriut shfuqizon vendimin për largimin e mbishkrimit “I Love Mitrovica”

Angelina Jolie: Pas divorcit me Brad Pitt nuk kam pasur asnjë lidhje romantike

Angelina Jolie: Pas divorcit me Brad Pitt nuk kam pasur asnjë lidhje romantike

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

​Kuvendi i Prishtinës nuk arrin t’i ndaj 100.000 € për “Prishtina Parking”

SHBA dhe Evropa përplasen për postin kyç që mund të ndikojë të ardhmen e Bosnjës

SHBA dhe Evropa përplasen për postin kyç që mund të ndikojë të ardhmen e Bosnjës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën