Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit do të ketë temperatura të ulëta, të shoqëruara me ngrica dhe mjegull në disa zona.
“Kjo situatë meteorologjike është rezultat i masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, të cilat vijnë nga pjesa perëndimore e kontinentit”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri në -2°C ato, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 4°C.