Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se është informuar se se kazerma “Adem Jashari” është pa rrymë 6 orë në ditë.
Ajo tha se “përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike”.
“Sagë me ushtarët e FSK-së. Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike.
Sapo më informuan se kazerma “Adem Jashari” është pa rrymë 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit. Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë!”, ka shkruar Deliu në Facebook.