TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LDK prezanton 38 kandidatet për deputete

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
LDK prezanton 38 kandidatet për deputete

Lidhja Demokratike e Kosovës sot i ka prezantuar 38 kandidatet e saj për deputete, që do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo u bë në eventin e Forumit të Gruas, në kuadër të “Turneut të Ndryshimit”.

Kryetari  i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se ishte një mbrëmje plot energji, pozitivitet e përkushtim me gratë e Forumit të Geuas në Prishtinë!

Ai tutje tha se përballë sfidave të sotme, duhet të kujtojmë se historia gjithmonë është formuar nga gra që refuzuan të pranojnë më pak.

“Gra që guxuan të ëndërrojnë më shumë për familjet dhe shoqëritë e tyre. Gruaja kosovare ka guxuar të ëndërrojë gjithherë! Vet rruga e Kosovës drejt lirisë, demokracisë dhe progresit është shtruar nga pa fund gra—nëna, bija, aktiviste dhe udhëheqëse—që besuan se një e nesërme më e mirë ishte e mundur. Dhe kjo e nesërme erdhi. Dhe kur gruaja kosovare ka arritur të bëjë të mundur këtë realitet, këtë të sotmin, jam i bindur, jam shumë i bindur, se sfida e barazisë është sfidë krejt e lehtë! E tëra çfarë duhet është të mos ndalemi. Të kërkojmë. Të veprojmë, të marrim atë që ju takon”.

Ai ka deklaruar se si “prind i dy vajzave, si bashkëshort i një gruaje, si djalë i një nëne, ju them këtu se sfida juaj është dhe sfidë e imja.”

“Dhe në qoftë kjo është sfida e fundit e imja, do ta bëjë me gjithë forcën që kam, përballë çdo pengese që kam, me gjithë kapitalin që kam!Prandaj, jam i lumtur që sot, brenda LDK-së kemi gra e zonja që nivelin e përfaqësimit politik, e kanë në standarde të paarritshme. Ato bëjnë vet politikën, bëjnë vet vendimmarrjen. Jam i lumtur po ashtu që në listën e ardhshme për deputetë të Kuvendit të Kosovës, në listën e fitores së madhe të 9 shkurtit, kemi plot 38 gra, që nesër do të përfaqësojnë shtetin me dinjitet, do të bëjnë politika të drejta, e do të shtyjnë kauza të domosdoshme.

Jam i lumtur, që në shumë qytete, kemi tejkaluar jo vetëm kuotën, por kemi tejkaluar dhe idenë e barazisë. Në Prishtinë, ndër të tjera, mbi 50% të kandidatëve janë gra! Ky shembull, i Kryeqytetit, qytetit më të madh e më të rëndësishëm elektoral, është inkurajues për skenën politike në vend, por këtë herë është arritje e re për Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe secilën parti tjetër në vend! Në Dragash ndër të tjera, dy nga tre kandidatët janë gra. Në Mitrovicë, dy nga tre kandidatët janë gra. Në Viti, dy nga tre kandidatët janë gra. Në Ferizaj, Fushë Kosovë, Obiliq, përfaqësimi i gruas është 50%, në Han të Elezit është 100%. Këto numra ishin të pamenduar jo shumë kohë më parë!

Këto ndryshime, tani janë krejtësisht të jashtëzakonshme për ne. Dhe meqë i kemi këto ndryshime brenda, është koha t’i ofrojmë dhe jashtë. Tek të gjitha gratë e vajzat që sot nuk kanë zë, e presin përfaqësimin tuaj në secilën betejë. Ato presin suksesin tuaj, sepse nga ky sukses, varen dhe ëndrrat e mëdha që kanë para vetes! Prandaj them se beteja e zgjedhjeve tona, e zgjedhjeve tuaja, është betejë e ndryshimit të madh për gratë – e nga aty për gjithë shoqërinë dhe gjithë Republikën.Sepse Republika jonë, është vet ëndrra jonë!”, ka deklaruar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deliu-Kodra thirrje për protestë: LVV po e mban peng Kuvendin

​Deliu-Kodra: Do t’i diskutojmë të gjitha qëndrimet në grup parlamentar

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Lushaku: S’kemi ftesë nga Kurti, përgjegjësia për presidentin i takon LVV-së

Lushaku: S’kemi ftesë nga Kurti, përgjegjësia për presidentin i takon LVV-së

Hamza: S’kemi kandidat për president pa marrëveshje paraprake, të gjitha janë spekulime

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet SHBA-Izrael sapo kanë nisur, valë të reja priten

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ballkani gati shpërdoroi epërsinë e dy golave, siguron gjysmëfinalen në Kupë

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Ferizaj eliminon Vushtrrinë nga Kupa

Dukagjini kalon në gjysmëfinale të Kupës

Dukagjini kalon në gjysmëfinale të Kupës

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Kusari-Lila nënshkruan vendim për caktimin e çmimeve të naftës pas rritjes nga ngjarjet në Lindjen e Mesme

Lushaku: S’kemi ftesë nga Kurti, përgjegjësia për presidentin i takon LVV-së

Lushaku: S’kemi ftesë nga Kurti, përgjegjësia për presidentin i takon LVV-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën