Një burrë është gjetur pa shenja jete të premten në Mitrovicë.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Mitrovicë / 13.12.2024 – 08:25. Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se e kishte gjetur pa shenja jete babin e tij viktimën mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./teve1.info/