TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria hedh poshtë idenë e shkëmbimit të territoreve

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A

Qeveria e Kosovës, është shprehur kategorikisht kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Ky reagim i ekzekutivit vjen pasi ish-këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane, John Bolton, ka paralajmëruar se me ardhjen e Donald Trump në pushtet mund të rikthehet opsioni për shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Diplomati i njohur amerikan, John Bolton – i cili gjatë Presidencës së Parë të Donald Trump-it mbajti postin e Këshilltarit për Siguri Kombëtare deklaroi se ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë mund të rikthehet sërish meqë lideri Republikan i fitoi zgjedhjet presidenciale.

“Unë mendoj që gjatë mandatit të dytë të Donald Trump mund të rikthehet ideja për shkëmbimin e territoreve. Por, për këtë gjë kërkohet gatishmëri edhe nga Kosova e Serbia në mënyrë që të lëvizin përpara për një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar ai.

Mirëpo nga qeveria e Kosovës thonë se një marrëveshje e tillë nuk është e pranueshme  për ta, pasi sipas tyre, paraqet rrezik për konflikte të reja në Ballkan.

“Diskutimet rreth idesë së shkëmbimit të territoreve i patën dhënë një goditje të madhe integrimit të plotë e të qëndrueshëm të komunitetit joshumicë serb në komunat në veri të vendit. Në këto katër vjet, qeveria jonë është angazhuar në mënyrë të vazhdueshme dhe institucionale që të rikuperojmë këtë dëm dhe kemi arritur suksese të rëndësishme përmes shërbimeve të reja publike, rendit dhe ligjit, dhe infrastrukturës publike. Qeveria jonë ka pasur një qëndrim të parimor dhe të qartë kundërshtues ndaj idesë së shkëmbimit të territoreve, nuk përfshihet në diskutime që mund të rikthejnë një ide të tillë dhe e refuzon projekte e zgjidhje me karakter territorial. Përpjekja për ndarje të Kosovës nën petkun e shkëmbimit territorial nuk është projekt paqësor dhe ndez konflikt të gjerë e të gjatë në Ballkan”,ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Këtë ide e ka kundërshtuar ashpër edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha.

Berisha thotë se presidenti Trump e shkarkoi nga detyra Boltonin pikërisht për këto arsye.

“Gabimi i parë është kthimi i mendimeve dhe ideve të z.Bolton i cili pikërisht për këto arsye u largua nga ekipi i Trump. Siç tha vet ai, idenë e ka dhënë ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, e pastaj Bolton ka biseduar edhe me Vuçiqin, por ideja ka ngelur aty” , ka deklaruar Berisha.

Sipas Berishës, nëse do të pranohej një marrëveshje e tillë atëherë do të ishte kthim mbrapa për Kosovën.

“Nëse kthehemi në këto tema nënkupton që Kosova do të humbas çdo arritje deri tek shpallja e pavarësisë së Kosovës”.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi si dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, patën folur për idenë e “korrigjimit të kufijve” mes dyja vendeve, por ata nuk prezantuan një plan konkret për publikun se si do të dukej kjo marrëveshje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Abdixhiku letër BE-së: Kushti është plotësuar, të hiqen masat ndaj Kosovës

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Për herë të parë, të moshuarit në Holandë i tejkalojnë të rinjtë e saj në numër

Për herë të parë, të moshuarit në Holandë i tejkalojnë të rinjtë e saj në numër

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Abdixhiku letër BE-së: Kushti është plotësuar, të hiqen masat ndaj Kosovës

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Rusia e gatshme të garantojë me shkrim se nuk do të sulmojë NATO-në ose BE-në

Spanja dhe 5 shtete të tjera, i kërkojnë BE-së të marr masa për të siguruar “hyrjen masive” të ndihmës në Gaza

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën