TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sekretari i NATO-s thotë se Putini dëshiron konfrontim me Evropën pas Ukrainës

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Sekretari i NATO-s thotë se Putini dëshiron konfrontim me Evropën pas Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar të enjten se presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron “ta zhdukë Ukrainën nga harta” dhe mund t’ua mësyjë pjesëve të tjera të Evropës pastaj.

Për këtë arsye, ai u bëri thirrje evropianëve t’u bëjnë trysni qeverive të veta për t’i rritur shpenzimet në mbrojtje.

“Ka ardhur koha ta kemi një mendësi lufte”, tha Rutte para ekspertëve të sigurisë dhe analistëve në organizatës Carnegie Europe në Bruksel. Ai theksoi se njerëzit duhet të përgatiten për mundësinë që Rusia të përpiqet t’i përdorë “tufa dronësh” në Evropë, siç është duke bërë me ndikim vdekjeprurës në Ukrainë.

Putini “po përpiqet ta prishë lirinë dhe mënyrën e jetesës sonë”, tha Rutte.

Gjatë fjalimit të tij, ish-kryeministri i Holandës i përmendi sulmet e Rusisë në Gjeorgji më 2008, aneksimin e gadishullit ukrainas, Krimea, më 2014, si dhe pushtimin e plotë të Ukrainës që nisi para gati tri vjetëve.

“A kemi nevojë edhe për më shumë paralajmërime të tjera a? Ne duhet të jemi thellësisht të shqetësuar. Unë e di që jam”, tha Rutte.

“Rusia po përgatitet për konfrontim afatgjatë. Me Ukrainën, dhe me ne”, shtoi ai.

Rutte e mbajti fjalimin inaugurues rreth dy muaj pasi e mori detyrën si shef i NATO-së.

Prej atëherë, ai ka udhëtuar nëpër kryeqytetet e 32 vendeve anëtare, përfshirë një takim me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, në Shtetet e Bashkuara, aleaten më të fuqishme të NATO-s.

NATO është mbështetëse e madhe e Ukrainës dhe i ka ndihmuar shumicën e anëtarëve të vet të dërgojnë armë, municione dhe ndihma të tjera në Ukrainë. Por, rikthimi i Trumpit dhe premtimi i tij për t’i dhënë fund luftës shpejt ka ngjallur shqetësime se një armëpushim i pafavorshëm mund t’i imponohet Ukrainës.

Trump ankohet rregullisht se aleatët e SHBA-së në NATO nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.

Rutte tha se shpenzimet ushtarake të Rusisë ka të gjasa të arrijnë 7 deri në 8% të GDP-së së saj vitin e ardhshëm – shumë më tepër se çdo aleat i NATO-s – me industrinë e saj të mbrojtjes që prodhon tanke, mjete të blinduara dhe municione.

Putini gjithashtu e ka mbështetjen e aleatëve si Kina, Irani dhe Koreja e Veriut, shkruan REL.

Rutte theksoi se shpenzimet për mbrojtjen janë rritur ndjeshëm në Evropë. Dhe, 23 vende anëtare pritet ta arrijnë cakun e NATO-s për t’i ndarë 2 për qind të GDP-së për buxhetet e tyre ushtarake.

Por, Rutte shtoi: “Mund t’ju them se do të na duhet shumë më tepër se 2 për qind”.

Rutte renditi një varg “veprimesh armiqësore” nga Rusia rishtazi kundër aleatëve të NATO-s, duke përfshirë sulme kibernetike, atentate, një shpërthim në një depo municionesh në Çeki, bllokimin e radarëve në rajonin Baltik për të ndërprerë trafikun ajror, dhe “armatosjen” e imigrantëve për ta destabilizuar Evropën.

“Këto sulme nuk janë thjesht incidente të izoluara. Ato janë rezultat i një fushate të koordinuar për t’i destabilizuar shoqëritë tona dhe për të na dekurajuar nga mbështetja për Ukrainën”, tha ai.

Përtej rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen në Evropë, Rutte theksoi se NATO-ja tani ka dhjetëra mijëra trupa në gatishmëri të lartë, në rast se ato nevojiten për ta mbrojtur territorin e aleatëve.

“Me gjithë këtë, mbrojtja jonë është e mirë – tani për tani. Por, ajo që më shqetëson është e nesërmja”, tha ai dhe paralajmëroi se “ne nuk jemi gati për atë që na pret pas katër deri pesë vjetësh. Rreziku po afrohet me shpejtësi të plotë drejt nesh”.

“Ajo që po ndodh në Ukrainë mund të ndodhë edhe këtu, dhe pavarësisht nga rezultati i kësaj lufte, ne nuk do të jemi të sigurt në të ardhmen nëse nuk jemi të përgatitur për ta përballuar rrezikun”, shtoi Rutte.

Rutte u bëri thirrje qeverive t’ua sigurojnë industrive të mbrojtjes “porositë e mëdha dhe kontratat afatgjata që u nevojiten për të prodhuar shpejt më shumë armë dhe armë më të mira”.

Ai u kërkoi industrive të rrisin prodhimin armëve mbrojtëse kundër dronëve dhe taktikave të tjera të reja luftarake.

Ai shtoi se “liria nuk vjen falas” për rreth 1 miliard njerëz që jetojnë në zonën euro-atlantike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Irani paralajmëron për shkelje të armëpushimit, ndërsa Izraeli urdhëron evakuime të reja në Liban

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

Të dënuar për vrasje në Lushnje, kapen në Itali dy vëllezërit shqiptarë

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

4 shtetase kineze arrestohen në Durrës për prostitucion

Maloku rrëfen sfidat e Betejës së Koshares dhe mobilizimin pas 9 prillit

Maloku rrëfen sfidat e Betejës së Koshares dhe mobilizimin pas 9 prillit

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Britania thirrje Serbisë ta sjellë para drejtësisë Radoiçiqin

Britania thirrje Serbisë ta sjellë para drejtësisë Radoiçiqin

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Alijaj: Shkeljet e Kushtetutës në Kosovë shpesh kanë qenë të motivuara politikisht

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Netanyahu urdhëron nisjen e negociatave direkte me Libanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën