Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot në Prishtinë është mbajtur Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore.
Përmes një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se është një ngjarje që në fokus ka zhvillimet më të fundit në implantet ortopedike.
“Sot në Prishtinë po mbahet Simpoziumi i Parë Shkencor i Teknologjisë Mjekësore, një ngjarje që në fokus ka zhvillimet më të fundit në implantet ortopedike.
Ky simpozium, i pari i këtij lloji në Kosovë dhe rajon, organizohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke ofruar një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzim dhe bashkëpunim, si në fushën akademike ashtu edhe në industrinë e implanteve ortopedike”, ka thënë Vitia./teve1.info/