TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kreu i Kushtetueses: Detyra jonë është ta ruajmë Kushtetutën, kështu e ruajmë edhe Marrëveshjen e Ohrit

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kreu i Kushtetueses: Detyra jonë është ta ruajmë Kushtetutën, kështu e ruajmë edhe Marrëveshjen e Ohrit

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, sot në konferencë për shtyp ka sqaruar vendimin e gjykatës për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, për të mbajtur seancë përgatitore.
Ai tha se vendimi i gjykatësve kushtetues është sjellë për të mbrojtur qytetarët nga manipulimi i politikanëve.

Kostadinovski gjithashtu tha se ky vendim nuk është tërheqje ose dorëzim para presionit të dikujt.

“Duke ruajtur Kushtetutën ne ruajmë rendin kushtetues, detyra jonë është të mos krijojmë kaos. Nuk është puna ime të komentoj qëndrimet e politikanëve, nuk dua të polemizojë me ata, por e dini se jemi të ekspozuar ndaj tyre. Duam t’u drejtohemi qytetarëve për pavarësinë dhe paanshmërinë tone. Vendimi i sotëm nuk dua të perceptohet si dobësi ose tërheqje nga frika e dikujt. Vendimi ynë duhet të perceptohet si akt i lartë, sidomos nga qytetarët, pasi nuk do të lejojmë që ata të manipulohen nga politikanët. Është gënjeshtër dhe manipulim se me vendimin tonë ne dëshirojmë të nxisim destabilizim”, tha Kostadinovski.

Ai theksoi se lënda për Ligjin për përdorimin e gjuhëve është më e vjetër dhe se është e ndjeshme.

“Duhet të ekzistojnë vija të kuqe edhe për pikët politike dhe votat nga politikanët. Jo nga çdo çështje duhet të fitohet politikisht. Kemi pasur çdo lloj të paragjykimeve por të gjitha janë manipulime. Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Kushtetutës sonë. Detyra jonë është ta ruajmë Kushtetutën dhe duke e ruajtur atë, ne e ruajmë Marrëveshjen e Ohrit”, tha mes tjerash Kostadinovski.

Ndryshe, në seancën e sotme në të cilën duhej të shqyrtohej kushtetutshmëria e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, u vendos që fillimisht të mbahet seancë përgatitore në të cilën do të marrin pjesë ekspertët juridikë, si dhe përfaqësues të partive politike./Telegrafi Maqedoni/

Tags: Gjykata KushtetueseLigji per gjuhetmaqedoni
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Nis seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit- Zgjidhje apo vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Nis seanca e fundit për zgjedhjen e presidentit- Zgjidhje apo vendi shkon drejt zgjedhjeve të reja?

Spiropali reagon pas paralajmërimit të Ramës në Grupin e PS: Më përjashto

Spiropali reagon pas paralajmërimit të Ramës në Grupin e PS: Më përjashto

Kurti: Hoxha u dakordua të tërhiqet, s’jemi kundër asnjë kandidati të LDK-së dhe ia ofrojmë 15 nënshkrime

Kurti: Hoxha u dakordua të tërhiqet, s’jemi kundër asnjë kandidati të LDK-së dhe ia ofrojmë 15 nënshkrime

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Tahiri: Edhe sonte në seancën e fundit, Kurti goditi opozitën dhe tentoi t’ia hedhë fajin për krizën

Tahiri: Edhe sonte në seancën e fundit, Kurti goditi opozitën dhe tentoi t’ia hedhë fajin për krizën

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

Rushiti: Pranova kandidaturën për presidente për të ndihmuar në tejkalimin e ngërçit politik

Kurti del në konferencë bashkë me Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Kurti del në konferencë bashkë me Rushitin: Sjellja e opozitës, joshtetërore dhe antiinstitucionale

Bajrami thotë se me votat e LDK-së Haxhiu s’do të bëhet kryetare e Kuvendit

Bajrami: LVV me duartroktije e dërgoj vendin përsëri në zgjedhje,

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Kosova pa president, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

Policia vendos shirita afër objektit të Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet seanca për Presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën