Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka ndarë urdhrin “Dr.Ibrahim Rugova”, ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier i cili do të pensionohet.
E para e vendit e ka quajtur Hovenierin më shumë se një ambasador.
“Urdhri “Dr.Ibrahim Rugova”, për Jeff Hovenier – i cili për Kosovën ishte më shumë se një Ambasador. Ishte me ne kur populli i Kosovës ishte viktimë e krimeve të llahtarshme, ishte me ne kur raportonte për masakrën e Reçakut, ishte me ne kur vendosnim themelet e shtetit tonë të pavarur, e ishte me ne edhe përgjatë viteve të fundit në mbrojtje të pavarësisë, sovranitetit dhe aleancës së pathyeshme me SHBA-të”, ka shkruar ajo në Facebook./teve1.info/







