TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bislimi thotë se opozita kërkon të pengojë anëtarësimin e Kosovës në SEPA

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Bislimi thotë se opozita kërkon të pengojë anëtarësimin e Kosovës në SEPA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se opozita kërkon të bëhet pengesë e anëtarësimit të Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA)

Sipas Bislimit njoftimi i PDK-së se do t’i dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese 20 ligjet e miratuara të enjten e kaluar në seancën e Kuvendit dëshmon që është mjet i tyre për të tentuar ndalimin e hovit të avancimit dhe zhvillimit të shtetit.

Ai po ashtu është shprehur se PDK-në po e pengon gjithçka që ka të bëjë me transparencë financiare dhe avancim të shtetit.

“Opozita kërkon të bëhet pengesë e anëtarësimit të Kosovës në SEPA. Me njoftimin e PDK-së se 20 ligjet e miratuara të enjten e kaluar në seancën e Kuvendit do t’i dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese, dëshmohet qartë që jo vetëm se ky është mjet i tyre për të tentuar ndalimin e hovit të avancimit dhe zhvillimit të shtetit, por edhe se ndihen të kërcënuar nga një shtet që zhvillohet e bën progres. Në mesin e 20 ligjeve të miratuara më 5 dhjetor, janë edhe tre ligje kyçe për zhvillimin financiar të vendit, të cilat i hapin rrugën anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Zonën e Vetme të Pagesave Evropiane (SEPA). Bëhet fjalë për ligjin për bankat, ligjin për shërbimet e pagesave dhe ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e terrorizmit. Ligjet janë të parapara të sjellin më shumë transparencë financiare në vend, përafrim me tregun e Bashkimit Evropian si dhe përfitime të prekshme për qytetarët.

Anëtarësimi në SEPA do të sjellë dhe një ulje të kostos së pagesave ndërkufitare deri në 55 milionë euro në vit. Ato janë një lehtësim i madh për familjet që pranojnë para nga të afërmit jashtë vendit dhe për bizneset që operojnë me partnerë ndërkombëtarë. Pra PDK-ja po ka qëllim që t’i dëmtojë qytetarët dhe bizneset në koston e të paktën 55 milionë eurove në mënyrë direkte në vit.Pjesë e seancës së kaluar, e që PDK synon ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, është edhe Byroja Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilën tashmë PDK po e dërgon për të dytën herë në Kushtetuese. Ç’ka ka të bëjë me transparencë financiare, e pengon PDK-në. Ç’ka ka të bëjë me ulje të kostos për bizneset dhe qytetarët e pengon PDK-në. Ç’ka ka të bëjë me avancim të shtetit, e pengon PDK-në”, ka shkruar Bislimi në Facebook./teve1.info/

Tags: Besnik BislimipdkSEPA
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

“InfoNata” 22.07.2026

“InfoNata” 22.07.2026

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile serbe po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën