TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca: Kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia përbëjnë një sfidë të madhe

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca: Kërcënimet e vazhdueshme nga Serbia përbëjnë një sfidë të madhe

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim raportuesin e ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras.

Kunjufca ka thënë se Terras e ka falëndëruar për vizitën dhe i uroi suksese sa më të mëdha në detyrën e tij të re.

“Pasi e falënderoi për vizitën dhe i uroi suksese sa më të mëdha në detyrën e tij të re, Konjufca u shpreh i bindur se përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Terras si raportues për Kosovën në PE do të ecim së bashku gjithnjë e më pranë qëllimit të integrimit në BE”, thuhet në kumtesën për media, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë takim, sipas kësaj komunikate, u diskutua pikërisht rreth kësaj aspirate të Kosovës për integrim që përkon me synimin e zgjerimit nga ana e Bashkimit Evropian.

“Bashkëbiseduesit u pajtuan se ky interes i përbashkët i një Evrope sa më të fuqishme, unitare e të bashkuar dhe që garantohet nga fondamenti vleror, është një pikëmbërritje që kërkon kontribut dhe angazhim të gjithashëm e nga të gjitha palët, por që mbetet domosdoshmëri sidomos në situatën ku na vendos kërcënimi që vjen nga pushtimi rus në Ukrainë dhe nga influencat e Rusisë në kontinentin tonë”.

Konjufca e siguroi raportuesin Riho Terras se institucionet e vendit tonë, duke përfshirë edhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të vazhdojnë punën në adresimin dhe avancimin e çështjeve që kërkon rruga e integrimeve evropiane, por theksoi se kërcënimet e vazhdueshme të ardhura nga Serbia përbëjnë një sfidë të madhe të sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

“Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen. Ai shprehu angazhimin dhe gatishmërinë e tij të plotë për të asistuar Republikën e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar përparimin e deritanishëm që ka bërë vendi ynë, përfshirë edhe përkushtimin ndaj drejtësisë dhe arritjet në luftën kundër korrupsionit. Po ashtu, ai dënoi sulmin në infrastrukturën kritike të Kosovës në kanalin e Ibër-Lepencit, duke thënë se kriminelët duhet të japin llogari përpara drejtësisë”, thuhet tutje në komunikatën për media.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Pas më shumë se dy orë, përfundon takimi Kurti-Abdixhiku për presidentin

Përpjekjet për president konsensual, Mustafa pesimist për marrëveshje

Ish-polici, Festim Ramadani, nuk e pranon fajësinë për vrasje

Ish-polici, Festim Ramadani, nuk e pranon fajësinë për vrasje

Drita dështon të kualifikohet në Conference Leauge

Drita dështon të kualifikohet në Conference Leauge

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

Vdes 12-vjeçari në Lezhë pas goditjes nga vetura

“Këndi i Debatit”- 27.08.2026

“Këndi i Debatit”- 27.08.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën