TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Trump bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Trump bën thirrje për “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje të dielën për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë, menjëherë pas një takimi në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, duke thënë se Kievi “do të donte të arrinte një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës vazhdon prej mbi 1000 ditësh.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump shkruan se Moska dhe Kievi kanë humbur qindra mijëra ushtarë në një luftë që “nuk duhet të kishte filluar kurrë”.

“Duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm dhe të fillojnë negociatat. Shumë jetë po humbin pa nevojë, shumë familje po shkatërrohen”, tha ai, ndërsa i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin të veprojë për t’u dhënë fund luftimeve.

Komentet e zotit Trump erdhën pas takimit të shtunën me presidentin Zelenskyy dhe homologun e tij francez, Emmanuel Macron, të cilin zoti Zelenskyy më vonë e përshkroi si “konstruktiv”.

Duke folur me gazetarët më vonë po të shtunën, zoti Zelenskyy këmbënguli se çdo marrëveshje paqeje “duhet të jetë e drejtë” për ukrainasit, “në mënyrë që Rusia dhe Putini apo çdo agresor tjetër të mos kenë mundësinë të kthehen”.

Në një përditësim të veçantë në mediat sociale të dielën, Zelenskyy pohoi se Kievi ka humbur 43,000 ushtarë që nga fillimi i agresionit të Moskës më 24 shkurt 2022, ndërsa 370,000 të tjerë janë plagosur.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë hezituar të publikojnë shifrat zyrtare të viktimave, por zyrtarët perëndimorë kanë thënë se muajt e fundit të luftës së ashpër në Ukrainën lindore kanë sjellë humbje rekord për të dyja palët, me dhjetëra mijëra të vrarë dhe të plagosur çdo muaj./VOA

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Akil Gjakova renditet i 5-ti në Grand Slam Abu Dhabi

Akil Gjakova renditet i 5-ti në Grand Slam Abu Dhabi

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Kryeparlamentarja Haxhiu takohet me përfaqësueset e Rrjetit të Grave të Kosovës

Rama pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Jemi plotësisht transparentë

Rama pas intervistimit nga Prokuroria Speciale: Jemi plotësisht transparentë

​Protestë edhe në Mitrovicë: E rëndë mos me qenë njeriu i sigurt në shtëpinë e vet

​Protestë edhe në Mitrovicë: E rëndë mos me qenë njeriu i sigurt në shtëpinë e vet

Vrasja “në duart” e shtetit – Detaje tronditëse se si Arlinda Zekaj i paralajmëroi institucionet për ngjarjen tragjike

Arlinda Zekaj kishte raportuar në polici se ish-burri i saj kishte armë, por askush s’e verifikoi, u gjet pas vrasjes

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vdekja e Arlindës të mos mbetet vetëm një raport në arkivat e institucioneve

PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës: Vdekja e Arlindës të mos mbetet vetëm një raport në arkivat e institucioneve

Kryeprokurori i Shtetit merr pjesë në Forumin e Pestë të Kryeprokurorëve të Ballkanit në Turqi

Kryeprokurori i Shtetit merr pjesë në Forumin e Pestë të Kryeprokurorëve të Ballkanit në Turqi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën