Deputetët e opozitës së Kuvendit të Kosovës e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ata janë larguar për shkak se ka nisur me vonesë seanca e sotme.
Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës ishte paraparë të nis në orën 10:00, mirëpo është vonuar për shkak të mungesës së kuorumit.
Për këtë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kërkoi që mos të caktohen mbledhjet e Komisioneve Parlamentare në ditën e enjte kur është në agjendë seanca e Kuvendit.







