TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Thumbimi” i Osmanit ndaj Kurtit lidhet me fatin e saj politik?

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
“Thumbimi” i Osmanit ndaj Kurtit lidhet me fatin e saj politik?

Presidentja, Vjosa Osmani në fjalimin para deputetëve kritikoi punën e ekzekutivit. Kjo po shihet si konfirmim i përçarjes së saj me kryeministrin Kurti. Derisa vlerësohet se mund të lidhet edhe me fatin e saj politik pas mandatit si presidente.

Për herë të katërt brenda mandatit, doli për adresim para Kuvendit të Kosovës.

Por, për dallim nga herat tjera, të enjten presidentja, Vjosa Osmani ishte më e ashpër ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

Ajo theksoi disa nga çështjet e ndjeshme politike nisur nga raportet me aleatët për të cilët tha se nuk i ka mirëkuptuar talljet që bëhen në llogari të tyre.

Derisa shpjegoi se nuk ka kërkuar themelimin e Asociacionit por që drafti të diskutohet me SHBA-të.

E ish-diplomati, Donat Syla në emisionin “InfoNata” në Tëvë1 është shprehur se është e qartë që mes Kurtit dhe Osmanit ka përçarje të cilat sipas tij me afrimin e zgjedhjeve po shpërfaqen më shumë.

“Në periudhën kritike në të cilën jemi aktualisht unë konsideroj që nëse mund të flasim me terminologjinë e armëve do të thosha se kryeministri po e luan rolin e silenciatorit e presidentja atë të zhurmuesit. Them kështu sepse është një periudhë shumë delikate për Kurtin i cili është aktualisht edhe kryetar i partisë më të madhe në vend dhe ai e din se në këtë kohë i nevojitet qetësia dhe nuk dëshiron të jap mesazhe të cilat e dëmtojnë një pjesë të elektoratit të tij”, tha ish-diplomati, Donat Syla.

E profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri vlerëson se në fjalimin e Osmanit ka pasur një diskrepancë me punën e saj katër-vjeçare.

Sipas tij, kjo mund të lidhet edhe me fatin e saj politik që do ta ndjekë pas mandatit si presidente e vendit.

“Qeveria e re një nga sfidat kryesore do të ketë zgjedhjen e Presidentit dhe në rrethanat në të cilat tashmë jemi vështirë se mund të planifikohet që znj.Osmani të jetë presidente në mandatin e ardhshëm dhe gjithë kjo lë të nënkuptohet që si qëndrimi i saj i deritanishëm si ky tash e tutje lidhet ekskluzivisht me raportin që ajo do ta ndjekë me pozitën e saj politike si individ dhe natyrisht krisja e raporteve me LVV-në dhe një përafrim i mundshëm me LDK-në është një tregues i qartë se ajo do të ndjekë vetëm agjendën e saj personale”, tha Imeri.

Osmani ka paraqitur pakënaqësitë e saj me Qeverinë edhe në deklarime tjera publike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën