TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Analistët: Përdorimi i raketave të avancuara nga Rusia, sinjal për Perëndimin

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Analistët: Përdorimi i raketave të avancuara nga Rusia, sinjal për Perëndimin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy dënoi përdorimin nga ana e Rusisë të një rakete të re, të shpejtë dhe të fuqishme, për të sulmuar qytetin e Dnipros të enjten. Ai e quajti atë një “aventurë bërthamore” dhe një përshkallëzim të fortë të luftës.

Sulmi ka rritur frikën për një fazë të re e të rrezikshme të luftës. Në një fjalim të tij më vonë, Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi përdorimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi.

Zoti Zelenskyy e cilësoi sulmin si një shenjë të strategjisë më të gjerë të Moskës, duke thënë: “Është e qartë se Putini po përdor Ukrainën si një terren provash për armët që kërcënojnë botën”.

Komentet e tij nënvizuan alarmin në rritje në Kiev për dislokimin e sistemeve të avancuara raketore ruse kundër objektivave civile.

Në fjalimin e tij, zoti Putin e cilësoi përdorimin e raketës ‘Oreshnik’ me aftësi bërthamore, si një provë rutinë brenda konfliktit.

“Federata ruse testoi një raketë balistike me rreze të mesme, të njohur si Oreshnik, gjatë operacionit të saj në Ukrainë”, tha ai.

Ai ofroi pak detaje teknike rreth sulmit. Analistët thanë se përdorimi i raketës dhe fakti që zoti Putin e pranoi sulmin, duket se synojnë t’i tregojnë NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara aftësitë ushtarake të Rusisë.

Kjo shënoi herën e parë që Rusia pranon hapur përdorimin e një rakete të tillë gjatë luftës.

Ish-ambasadori i Ukrainës në Shtetet e Bashkuara Valeriy Chaly, e cilesoi sulmin si një “fazë të re” të agresionit rus. Duke folur për Zërin e Amerikës ai theksoi se sulmi nuk ishte vetëm një sfidë për Ukrainën, por edhe për aleatët e saj perëndimorë.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën”, tha zoti Chaly. “Është një sfidë për sistemin evropian të sigurisë dhe për Shtetet e Bashkuara. Moska po sinjalizon gatishmërinë e saj për t’i përshkallëzuar tensionet në mënyrë dramatike për të ndikuar në Perëndim”.

Ai tha se përgjigja ndaj sulmit “duhet të jetë e qartë, e bashkuar dhe vendimtare – çdo gjë më pak, rrezikon të inkurajojë Rusinë dhe të rrezikojë sigurinë globale”.

Udhëheqësit perëndimorë e dënuan sulmin. Kryeministri britanik Keir Starmer e cilësoi atë “të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm”, ndërsa zëdhënësi i Çështjeve të Jashtme të BE-së, Peter Stano, e cilësoi atë si një “përshkallëzim domethënës” të taktikave të Rusisë./VOA

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro, arrestohen tre të dyshuar

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

​LDK-ja s’mbështet propozimet e VV-së, Abdixhiku konfirmon takimin me Hamzën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

Kurti pas takimit me Noel Malcolm: Kosova ka nevojë për zëra që mbrojnë të vërtetën

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

​Mbështetja financiare nga ministria, drejtuesit e federatave: Kemi nevojë për më shumë

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Kur drejtësia lëshon përballë terrorit

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës mbledh arkiva në Tetovë

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

19-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident tragjik në Austri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën