TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sopjani: I rrallë vendimi i presidentes Osmani për kthimin prapa të një ligji, i jap të drejtë

by teve1
1 vit ago
0
A A
Sopjani: I rrallë vendimi i presidentes Osmani për kthimin prapa të një ligji, i jap të drejtë

Eksperti i sigurisë, Shkëlzen Sopjani, e cilëson të rrallë vendimin e presidentes Osmani për kthimin prapa në Kuvend të Ligjit për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Megjithatë, Sopjani në emisionin “Ditari” në Tëvë1 i ka dhënë të drejtë Osmanit, pasi sipas tij me aq sa ka parë ky ligj ka disa mangësi serioze.

“Është e vërtetë që rrallë ka ndodhur të paktën në sistemin tonë që presidentja apo presidenti ta kthejë një ligj prapa, pra të mos aprovojë sepse është një prej kompetencave të garantuara me Kushtetutë, se presidentja i ka tri mundësi sa i përket ligjit pas aprovimit në Kuvend, që të njëjtin ta dekretojë, t’ia lë afatit kohor dhe të hyjë në fuqi ai ligj, si dhe mundësia e tretë është që të njëjtin ta kthejë me një arsyetim. Sa e kam parë un draftin e ligjit për të cilin po flasim unë i jap të drejtë zyrës së presidentes në këtë rast pasi që ligji ka disa mangësi serioze. Dhe me të drejtë edhe vendimi i zyrës së presidentes për kthimin e këtij ligji kryesisht ka të bëjë me gjendjen e jashtëzakonshme dhe situatat dhe mënyra e funksionimit të Këshillit të Sigurisë në situatë të gjendjes së jashtëzakonshme ku ligji pra ky i riu është totalisht i heshtur, nuk parasheh se kush çka dhe si vepron ne situata të tilla”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka shtuar se e ka parë edhe si një tentativë të zhveshjes së Presidencës nga përgjegjësitë që siç ka thënë ‘i takojnë me Kushtetutën e Kosovës’.

“Unë e kam parë si tentativë që të zhvishet zyra e presidentes nga përgjegjësitë që i takojnë me Kushtetutën e Kosovës, sepse e dimë qartazi që formati i zyrës së presidentes në Kosovë nuk është sistem presidencial, por është një sistem miks pra hibrid ku presidenti ka disa kompetenca ekskluzive dhe e ka primatin në disa fusha, por kryesisht më shumë ka rolin unifikues dhe përfaqësues”, është shprehur Sopjani.

Të martën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthyer në Kuvend, Ligjin për Këshillin e Sigurisë së Republikës së Kosovës, i cili është miratuar më 31 tetor.

“Ligji për Këshillin e Sigurisë është kthyer për shkak se me përmbajtjen aktuale e rrezikon sigurinë kombëtare dhe është në kundërshtim me Kushtetutën”, thuhet në njoftimin e Presidencës./teve1.info/

Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim ligjin për Këshillin e Sigurisë

Tags: Ligji për Këshillin e Sigurisë së KosovësShkelzen SopjaniVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s

Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Zgjedhjet janë rruga për të dalë nga bllokada

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Nga janari, 150 mijë punëtorë do të marrin edhe 75 euro me rritjen e pagës minimale

Rrustemi: Marrja e veriut nën kontroll, ngjarja më e rëndësishme pas pavarësisë

Rrustemi: Marrja e veriut nën kontroll, ngjarja më e rëndësishme pas pavarësisë

Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s

Lahuta shqiptare, zyrtarisht pjesë e UNESCO-s

Probleme për Mbappen, francezi mund të humbasë “El Clasicon” me Barcelonën

Mbappe në dyshim ndaj Cityt

Miliarderi Andrej Babiš betohet si kryeministër i ri i Çekisë

Miliarderi Andrej Babiš betohet si kryeministër i ri i Çekisë

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Zgjedhjet janë rruga për të dalë nga bllokada

Real Madridi drejt shkarkimit të Xabi Alonsos, Zidane i thotë jo rikthimit

Real Madridi drejt shkarkimit të Xabi Alonsos, Zidane i thotë jo rikthimit

Podolski po luan ende dhe bleu aksione në klubin ku paraqitet

Podolski po luan ende dhe bleu aksione në klubin ku paraqitet

Volejboll, Kosova pjesë e Ligës së Evropës

Volejboll, Kosova pjesë e Ligës së Evropës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën