TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti përkujton dëshmorët: Ata janë shkruesit, aktorët dhe publiku i të gjitha akteve të dramave të historisë së kombit shqiptar

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kurti: Kosova mund të jetë vendi i radhës që do të përballet me agresionin rus

Kurti tha se dëshmorët janë dëshmitarët aktivë të secilit hap të bërë prej paraardhësve dhe prej pasardhësve.

“Dëshmorët janë dëshmitarët aktivë të secilit hap të bërë prej paraardhësve, prej nesh dhe prej pasardhësve tanë, në udhëtimin tonë të përbashkët që kurrë nuk përfundon, të quajtur histori. 5 maji është dita e përkujtimit të veprës së tyre, kurse liria jonë, është vetë kjo vepër, e jetuar si gjendje prej të gjallëve të secilit brez, të shkuar, të tashëm dhe atyre që do të vijnë. Ata janë emra të përveçëm, të rënë në grup apo individualisht, në rrugë dhe kohëra të ndryshme, që shkojnë e shkrihen në një vorbull që përmbledhë të gjitha lëvizjet e shqiptarëve për liri. Dhe të gjithë këta emra individësh, kanë një emër të përbashkët, emërtuesin e tejkohshëm të dëshmorit të kombit”, ka shkruar Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se varret e dëshmorëve janë të shpërndarë nëpër të gjitha tokat shqiptare, por fryma e tyre përbashkohet në panteonin e lirisë, shkruan teve1.info

Më tej, Kurti theksoi se vendet ku kanë rënë dëshmorët janë shenja orientuese në rrugën e traditës si mënyrë e të jetuarit dhe të historisë si praktikë dhe e vetërealizimit të qenies tonë politike.

“Varret e tyre janë të shpërndarë nëpër të gjitha tokat shqiptare, por fryma e tyre përbashkohet në panteonin e kudondodhur të lirisë tonë. Trupat e dëshmorëve, janë relike sakrale të besimit më profan të historisë, besimit te liria. Vendet ku ata kanë rënë, janë shenja orientuese në rrugën tonë të traditës si mënyrë e të jetuarit dhe të historisë si praktikë e vetërealizimit të qenies tonë politike. Përkujtimi i dëshmorëve është i anasjelltë, sepse duke përkujtuar veprimtarinë e tyre, ne ia përkujtojmë vetes në kujtesën tonë kolektive rrugën e kësaj vepre, atë rrugë që pavarësisht kahjeve që zgjedhim a drejtimeve që ndjekim, nuk duhet lëshuar asnjëherë”, tha Kurti.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar dhe qoftë i bekuar secili që mirëmban veprën e tyre”, shtoi ai.

Tags: albin kurtiDita e Deshmoreve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy persona në Pejë e Istog për armëmbajtje pa leje

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Çmimi i naftës vazhdon të rritet gradualisht në Kosovë

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Rruga për në fabrikën e ujit në Badoc e bllokuar nga mbeturinat

MMPH shpalos sot politikat e reja për menaxhimin e mbeturinave

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy persona në Pejë e Istog për armëmbajtje pa leje

Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për Ngushticën e Hormuzit

Trump: SHBA-ja do ta përfundojnë luftën me Iranin shumë shpejt

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Çmimi i naftës vazhdon të rritet gradualisht në Kosovë

Humb jetën marinari gjerman në Vlorë

Aksident në Mamurras-Laç, një i vdekur dhe katër të lënduar

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Oferta e Tëvë1 për transmetimin e materialeve zgjedhore parlamentare 2026

Rruga për në fabrikën e ujit në Badoc e bllokuar nga mbeturinat

MMPH shpalos sot politikat e reja për menaxhimin e mbeturinave

Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës

Sonte zhvillohet finalja e Ligës së Evropës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën