TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pse nuk po nisin gërmimet në Serbi?

by Shpat Blakcori
12 muaj ago
0
A A

Përfaqësues të Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe  Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur kishin planifikuar të gërmojnë në tri lokacione në Serbi deri në përfundim të këtij vitit. Por në momentin e fundit Serbia  e shtyu procesin për vitin tjetër.

Pavarësisht faktit se janë arritur disa marrëveshje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Serbia është duke e zvarritur këtë proces tash e sa vjet.

Vetëm gjatë këtij viti ka pasur rreth 8 takime në kuadër të grupeve punuese, mirëpo rezultatet në terren nuk kanë qenë të kënaqshme.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, tregon se deri në fund të vitit ishin planifikuar gërmime në 3 lokacione të ndryshme brenda territorit të Serbisë.

Gara tregon se në momentin kur filluan përgatitjet për gërmim në fshatin Kozhle, iu erdhi njoftimi nga zyrtarët serb se ky proces do të shtyhet për vitin tjetër.

“Ka pasur pajtim që në pjesën e mbetur të këtij viti të kemi të paktën 3 lokacione të shënjuara në territorin e Serbisë për gërmim vlerësues. Po flasim për lokacionin Kozhle, Kozarev, dhe në lokacionin Batajnic në afërsi të Beogradit. Më gjithë përpjekjet që të fillohet me gërmime në Kozhle ashtu siç ishte planifikuar, neve na erdhi njoftimi që procesi i gërmimit do të shtyhet për vitin e ardhshëm” , thotë Gara

Gara thotë se kjo çështje do të zgjidhej më shpejtë, vetëm nëse do të kishte presion më të madh ndërkombëtar.

Në anën tjetër, drejtori i Instituti të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti, tregon se me cilat sfida përballen ekipet e mjekësisë ligjore në Serbi.

“Kemi mungesë të informatave nga pala serbe, përkundër faktit që i kemi zbuluar 5 varreza masive në territorin e Serbisë. Ne besojmë se ka ende trupa të fshehur brenda territorit të Serbisë që ne duhet t’i kërkojmë. Na duhet përkrahje edhe faktori ndërkombëtar për ta zbuluar lokacionin e tyre”, shprehet Haliti.

Haliti tregon së në disa lokacione në Serbi janë ndërtuar edhe objekte mbi varrezat masive.

“Në Rudnic në jug të Serbisë ka qenë një objekt i ndërtuar mbi varreza masive. Në një lokacion tjetër në Kizhevak ka qenë një minierë që na e ka vështirësuar shumë punën në aspektin mjekoligjor” , thotë ai.

Janë edhe rreth 1 mijë e 595 persona të zhdukur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Tags: germimetserbivarreza masive
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbledhja e asamblistëve të PDK-së, Smajljaj: Koalicionet duhet të jenë transparente

Mbledhja e asamblistëve të PDK-së, Smajljaj: Koalicionet duhet të jenë transparente

Si ndodhi aksidenti në Vrellë, ku mbetën të lënduar nëntë persona?

Si ndodhi aksidenti në Vrellë, ku mbetën të lënduar nëntë persona?

A është trend në rritje largimi i mjekëve nga Kosova?

A është trend në rritje largimi i mjekëve nga Kosova?

Kjo është e vërteta pas fotografisë së njohur nga lufta në Kosovë

Pa fitues në derbin e shqiptarëve, luajnë Zhegrova, Ismaili dhe Asllani

Pa fitues në derbin e shqiptarëve, luajnë Zhegrova, Ismaili dhe Asllani

Kurti kërkon të ‘‘kontrollohen’’ se a kanë votuar krejt të mahalles: S’bon me votu 3 a 4, por krejt

Kurti kërkon të ‘‘kontrollohen’’ se a kanë votuar krejt të mahalles: S’bon me votu 3 a 4, por krejt

Kjo është vetura në të cilën u plagos e më pas u rrëmbye Vukashinoviqi, avokati: Kriminelë me uniforma e plagosën pas shpine

Kjo është vetura në të cilën u plagos e më pas u rrëmbye Vukashinoviqi, avokati: Kriminelë me uniforma e plagosën pas shpine

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën