Një burrë ka njoftuar policinë se motra e tij e cila ka probleme psikike ka dalë nga banesa e tij në Podujevë dhe nuk është kthyer më.
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e saj.
“Më datën 11.11.2024 në stacionin policor në Lipjan është iniciuar rasti “Person i zhdukur”. Rastin e ka lajmëruar ankuesi nga Podujeva, i cili ka deklaruar se më datën 16.10.2024 ka dalë nga banesa e tij në Podujevë motra e tij Samire (Feriz) Bitiq, dtl.02.07.1988 me numër personal 1235324870, e cila ka probleme psikike dhe që nga ajo kohë nuk ka informatë se ku gjendet ajo.
Meqenëse nga hetimet e zhvilluara deri më tani, nuk është arritur të sigurohet ndonjë informatë se ku gjendet ky person, pas kërkesës së policisë, prokuroria ka lëshuar ‘Urdhëresë për publikimin e fotografisë së personit të zhdukur’ me qëllim të sigurimit të informatave për të nga ana e qytetarëve, andaj kushdo që ka informacion për personin në fjalë të lajmërojë policinë”, thuhet në njoftimin e PK-së./teve1.info/