Sot shënohet Dita Botërore e Diabetit në botë. E kjo ditë është shënuar edhe në Kosovë. Ndërsa aktivitete të ndryshme ka pasur edhe në kryeqytet. Kurse nga Drejtoria e Shëndetësisë në kryeqytet kanë bërë të ditur se fushatat sensibilizuese bëhen për të mirën e qytetarëve.
Në këtë formë po e bënë matjen e sheqerit në gjak.
Kësaj radhe, këtë veprim e bëri në njërën nga tendat në Prishtinë me rastin e Ditës Botërore të Diabetit.
Rrustem Gashi që tash e disa vite jeton më këtë sëmundje,por tregon që sheqerin e mban nën kontroll.
“Qe afër shtatë tetë vjet e mati rregullisht e matsha përpara dy herë në javë, jo çdo ditë. Tash e kam vendos një aparat që e kam ble e mati nën stop përmes telefonit e kam nën kontroll… Jam me shkallë të dytë të diabetit jo me insulinë jam me hapa të rëndomtë… Prej ambulantes analizat i kam gratis edhe për diabet edhe për tre mujorin e kështu me radhë gratis”, ka thënë qytetari, Gashi.
E se zgjedhja e ushqimit ka një rëndësi të madh në këtë sëmundje e thotë vet Gashi.
“Mundona në atë timen të ruhem por ndonjëherë nevoja të shtinë me marr edhe çka nuk e ki të preferuar e që e ki të ndaluar”.
Edhe nga Drejtoria e Shëndetësisë në kryeqytet treguan që mënyra se si ushqehemi e aktiviteti fizik kanë rëndësi të madhe.
“Për arsye se sot shumë ma shumë ka mënyra nganjëherë rëndësi te sëmundja mënyra se si sillemi aktiviteti fizik mënyra që ushqehemi se sa vet trajtimi me medikamentoz. Për këtë arsye ne mundohemi që në fushatat tona më i kushtuar rëndësi sa më shumë informimit të qytetarëve që ata vet munden me diku në menaxhimin e sëmundjes”, ka thënë drejtori i shëndetësisë, Izet Sadiku.
E nga ky dikaster thonë se më fushata sensibelizuese po mundohen t’i vetëdijësojnë qytetarët rreth diabetit.
“ Ne kemi numër të madh të personave që janë me diabet dhe qëllimi ynë në kujdesin parësorë është që të bëjmë sensibilizimin ndaj kësaj sëmundje me qëllim që qytetarët të informohen për sëmundjet dhe detalet se si duhet të menaxhohet sëmundja.”
10% e popullsisë gati të çdo shteti janë të prekur nga diabeti.
E kështu në Kosovë i bie diku 150 mijë njerëz përafërsisht duhet të jenë 8 deri në 10% e qytetarë.
Në sheshin “ Nëna Tereza” në kryeqytet kjo ditë është shoqëruar me aktivitete të ndryshme, të organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë në kryeqytet.