TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Numër i lartë i taksive ilegalë në kryeqytet, ankohen ata legalë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A

Një numër i madh i taksive ilegalë vazhdojnë të operojnë në kryeqytet. Nga ana tjetër taksitë legalë po e ndjejnë si konkurrencë të madhe. Kurse nga drejtoria e Inspeksionit në kryeqytet japin detaje se sa gjoba shqiptohen për transportues ilegal të udhëtarëve. Ftojnë shoferët që të pajisen me leje qarkullimi.

Çdo ditë merr udhëtarë nga Prishtina për në Fushë-Kosovë dhe anasjelltas.

Ani pse këtë veprim e bën në mënyrë joligjore, ai nuk është dënuar asnjëherë.

Madje ka një arsyetim për punën që bën.

“Vallahin s’kena ka me ja majt, ka me ja majt”, shprehet Armend Sojani –taksit.

E një taksist tjetër që punon gjithashtu ilegalisht ka një justifikim.

“S’po ka të ardhura këtu, vende të punës s’po ka po duhet qashtu me punu, nuk është zgjedhje kjo taksi ilegal kështu, nuk është zgjidhje por s’po ki çka idarja e shkretë po lypet”, shprehet njw tjetwr taksist.

Nga ana tjetër, kjo veprimtari po u shkakton telashe të mëdha taksistëve të rregullt.

“Taksitë ilegal problemet më të mëdha i bojnë këta as shkit (serbet) nuk na kanë bo çka janë tu na bo këta, tu na marr bukën prej gojës këta katastrofë janë. Komuna e Prishtinës dhe ajo e Fushë Kosovës nuk merr masa hiç, nuk dalin inspektorati mi ndal”, shprehet Bajram Bytyqi taksistë.

Madje ky ka një mesazh për Komunën.

“Mi hekë taksitë ilegal, me kon trakë autobusët e veçantë me punu autobusi, taksi normal qysh janë me leje me punu më hekë këtë komunikacion. E tepërt është”, shprehet ai.
Ndërsa qytetarët e arsyetojnë punën e taksistëve ilegal.

“Papunësi e madhe duhet me u gjind ndoshta diqysh autobusët mundet me qenë të ngarkum”, thotw Ismajl Gashi, qytetar.

“Nuk kam mendime të këqija por edhe nuk kam vozitë shumë më ta”, thotë Hilmi Hasani- qytetar.

Kurse nga Drejtoria e Inspeksionit në kryeqytet thonë se janë duke bërë vazhdimisht kontrolle për ndalimin e këtyre taksive.

“Në disa pika në kryeqytet praktikisht në rrugët që sipas vlerësimeve tona ka frekuentim më të madhe të transportuesve ilegal të udhëtarëve ne kemi filluar disa kontrolle me qëllim të vetëm që t’i largojmë këta transportues ilegal të udhëtarëve qofshin ata taksi ilegal kombi apo edhe autobus sepse përveç të tjerash ata po e ngarkojnë jashtëzakonisht shumë edhe komunikacionin në kryeqytet”,

Dushi bën të ditur se mesatarisht shqiptohen rreth 20 gjoba në ditë.

“Përveç që këta taksi ose këta transportues ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë ilegale shpesh herë janë edhe të pandërgjegjshëm në mënyrën se qysh sillen ndalesat e tyre kudo për të marrë ose për të zbritë udhëtarët në këtë formë po e pengojnë komunikacionin. Madje shpesh herë edhe rrezikojnë pjesëmarrësit tjerë qofshin këmbësorë ose përmes makinave në komunikacion”, shprehet Dushi.

Ai inkurajon taksistët që të aplikojnë për leje në Komunën e Prishtinës dhe të veprojnë në kuadër të rregullave të përcaktuara me rregullore përkatëse.

Televizioni ka tentuar të kontaktojë edhe me Drejtorinë e Inspeksionit në Fushë- Kosovë, mirëpo të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Kronika e realizuar nga Fëllënza Krasniqi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën