TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Gjetjet arkeologjike në Strugë i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve

by TËVË 1
12 muaj ago
0
A A
​Gjetjet arkeologjike në Strugë i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve

Zbulimet arkeologjike në Strugë, përkatësisht në fshatin shqiptar Koroshishtë të cilat u prezantuan nga ministri i Kulturës dhe arkeologët, janë të shekullit 6 para Krishtit.

Helmeta e bronzit, unazat e arit, enët e ndryshme, fletët metalike prej arit, por edhe format dhe dekorimet e ndryshme janë gjetur në kuadër të një tërësie të varrezave të cilat janë duke u gjurmuar prej vitit 2023 kur ekipi i udhëhequr nga Pero Arxhanliev e ka marrë lejen për gjurmim.

Megjithatë, gjithçka ka filluar në vitin 2020, kur Shefit Shemshedini nga Koroshishta e Strugës duke punuar arën e tij ka hasur në gurë, ndërkaq më pas ka zbuluar një helmetë bronzi, të cilën e ka dorëzuar në Muzeun e Ohrit.

Gjetjet, ndonëse nuk theksohet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës, sipas arkeologut Fitni Dalipi, u takojnë fisit Ilir të Enkelejdëve, të cilët kanë banuar në krahinat përreth liqenit të Ohrit e që kanë krijuar dinastinë e parë të mbretërisë Ilire në fund të shekullit 5 para Krishtit.

“Këtu janë gjetur deri më tani që ne i përfunduam gërmimet, mbi 100 artefakte. Erdhëm në konstatim se këto artefakte i takojnë popullatës që ka jetuar në pellgun e Liqenit të Ohrit, Ohër, Strugë Pogradec. Janë fisi i Enkelejdëve. Janë 2.600 vjet të vjetra”, tha Fitni Dalipi, Arkeolog.

Gjetjet, përkufizohen në përmasa të epokales, diçka që siç thotë Dalipi, një herë në 100 vjet ndodhin.

“Ne kemi artefakte të lines, bronzit, hekurit, kemi argjend dhe ar. Domethënë është një varr shumë i pasur, që do të thotë se popullata që ka jetuar në këtë zonë ka qenë një popullatë shumë ekonomikisht e fortë që ka pasur mundësi të importon edhe objekte nga jashtë”, tha Fitni Dalipi, Arkeolog, raporton Alsat.mk

Për rëndësinë e gjetjeve ditë më parë foli edhe ministri i Kulturës, Zoran Lutkov i cili para se gjithash falënderoi pronarët e tokës Bukuri Shemshedini dhe Shefit Shemshedini të cilët kanë detektuar, denoncuar dhe ndihmuar në këto gërmime që sipas tij janë zbulimi më i madh arkeologji në Maqedoni të Veriut për 100 vitet e fundit.

Gjetjet, sipas paralajmërimit do të konservohen dhe do të dërgohen në Muzeun Arkeologjik të Shkupit, pasi nuk ka kushte për t’u mbajtur në Muzeun e Ohrit. Ajo që ra në sy dhe që ngrit dyshimet në opinion se mund të manipulohet me gjetjet është prezenca e Pasko Kuzmanit në vendin e gërmimeve, njeriut i cili në vitin 2016 u dënua me burg mbi akuzat se ka keqpërdorur dhe shitur artefakte deri sa ka qenë drejtori i Mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Tags: Enkelejdgjetje arkeologjikestrugë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Numri i viktimave nga zjarri në Tuzlla rritet në 13

Numri i viktimave nga zjarri në Tuzlla rritet në 13

Tensione të larta në Beograd

Jovanoviq: Situata në Serbi ka arritur majat e përshkallëzimit

Izraeli kryen sulme në jug të Libanit

Izraeli kryen sulme në jug të Libanit

Belgjika do të aktivizojë Qendrën Kombëtare të Sigurisë Ajrore për shkak të shkeljeve të dronëve

Belgjika do të aktivizojë Qendrën Kombëtare të Sigurisë Ajrore për shkak të shkeljeve të dronëve

“Mesditë”- 07.11.2025

“Mesditë”- 07.11.2025

Nisma përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit

Nisma përkrah Shaqir Totajn për kryetar të Prizrenit

Bellingham i gatshëm për Shqipërinë dhe Serbinë, publikohet lista e “Tre Luanëve”

Bellingham i gatshëm për Shqipërinë dhe Serbinë, publikohet lista e “Tre Luanëve”

“Zgjedh lojtarë që japin shpirtin në fushë, të gjithë ‘kryqëzuan’ Manajn”, Sylvinho: Jemi në një moment të mirë, bukur të konkurosh për “Play-Off”

“Zgjedh lojtarë që japin shpirtin në fushë, të gjithë ‘kryqëzuan’ Manajn”, Sylvinho: Jemi në një moment të mirë, bukur të konkurosh për “Play-Off”

​Balotazhi: 1,690 të rinj do të votojnë për herë të parë – KQZ tregon detajet

​Balotazhi: 1,690 të rinj do të votojnë për herë të parë – KQZ tregon detajet

AAK mbështet kandidatin e LVV-së në balotazhin e Vitisë

AAK mbështet kandidatin e LVV-së në balotazhin e Vitisë

Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin “All Natural”

Rita Ora dhe Yll Limani publikojnë bashkëpunimin “All Natural”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën