Përgjatë fushatës zgjedhore, Trump ka çuar përpara gjithçka që lidhet me ekonominë.
Sië raporton CNN, ai është zotuar për të luftuar inflacionin, dhe për ta bërë “Amerikën të përballueshme sërish”.
Tjetër pikë e nxehtë është imigrimi.
Trump po ashtu, është zotuar për ndërtim të plotë të murit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, të cilin e kishte premtuar edhe në mandatin e parë.
Trump shpalli fitoren në një takim me mbështetësit e tij në Florida, duke thënë se kjo do të jetë një epokë e re për Amerikën.
Donald Trump do të betohet në detyrë në një ceremoni inaugurimi të hënën më 20 janar 2025.