TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Kanë obligime familjare, kanë kredi”, minatorët nuk po marrin pagën në tërësi

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
“Kanë obligime familjare, kanë kredi”, minatorët nuk po marrin pagën në tërësi

Minatorët e Trepçës ende vazhdojnë të kenë probleme me pagën. Për punën që bëjnë, ata janë duke marrë pagën në dy pjesë. E sipas sindikatës kjo po sjellë vështirësi tek punëtorët e nëntokës. Por drejtori i Minierës së Stan Tërgut, thotë se ky problem pritet të zgjidhet së shpejti.

Punën e zhvillojnë në qindra metra në thellësi të tokës.

Për të nxjerrë pasurinë që gjendet në nëntokë, këta minatorë çdo ditë rrezikojnë jetën e tyre.

Por të njëjtit ende vazhdojnë të kenë probleme me pagesën që marrin.

“Nuk është duke u punuar në përmirësimin e kushteve dhe kushtet veç janë duke u përkeqësuar sa që ndëshkimin po e paguajnë vetëm minatorët me shëndetin e tyre. Sa përket realizimit të pagave, ende po ka vonesa mirëpo minatorët i kanë dhënë një mirëkuptim për të cilin në ditët më të mirë, pasi prodhimi është më i kënaqshëm”, tha Ibrahim Jonuzi nga Sindikata e Punëtorëve të Trepçës.

Punonjësit e nëntokës pagën tash e disa muaj e marrin në dy pjesë.

E kjo sipas kryetarit të sindikatës së punëtorëve të Trepçës, po është e papranueshme për minatorët.

“Po ndahet në dy pjesë të caktuar sa që edhe për vetë minatorët po është e papranueshme dhe po është një presion edhe ndaj neve si sindikatë sepse ata po japin në rezultatet në punë dhe po presin pagat pasi janë në kredi në planifikime familjare, për të cilat po hasin në shumë vështirësi dhe është e papranueshme për vetë minatorët sepse duke parë sakrificën e madhe”, tha ai.

Por së shpejti ky problem pritet të rregullohet.

“Ka me ndryshu besoj që shumë shpejt, besoj që në këtë muaj vetëm kemi me arrit me u stabilizu besoj tash e tutje pagat kanë me u marrë përnjëherë dhe besoj që para 10 kanë me u siguru pagat ashtu e kemi marrëveshjen. Është plani i veprimit që një pjesë e mbulon Ministria dhe një pjesë të pagës e mbulojmë me punë dhe angazhimin tonë”, bëri të ditur drejtori i minierës, Shyqeri Sadiku.

Sipas drejtorit të minierës së Stan Tërgut, prodhimi në muajin shtator dhe tetor është rritur për 30%.

“Kemi filluar me u stabilizu me atë plan të veprimit që është, dhe fatbardhësisht falë minatorëve edhe bashkëpunëtorëve të cilët kanë qenë të gjithë aktiv në këtë situatë ka filluar një procesi i prodhimit shumë i mirë, në muajin shtator dhe tetor që kemi punuar është një ngritje shumë e mirë, diku kemi rreth 30% krahasim me planin e veprimit që kemi bo”, tha ai.

Për javë të tëra, minatorët e minierës së Stan Tërgut në muajin gusht mbajtën grevë për shkak të mosekzekutimit të pagave.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas takimit me Kurtin, Sorensen i shkon në takim Osmanit

Pas takimit me Kurtin, Sorensen i shkon në takim Osmanit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Arrestohet një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Vënia e gurthemelit të objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Rama: Hap i rëndësishëm

Vënia e gurthemelit të objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Rama: Hap i rëndësishëm

​KOSTT paralajmëron reduktime, disa lagje në kryeqytet më shumë se një orë pa rrymë

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Arrestohet një serb në Leposaviq, kishte kaluar ilegalisht kufirin

Sorensen arrin në Qeveri, pritet të takohet me Kurtin

Sorensen arrin në Qeveri, pritet të takohet me Kurtin

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Gruaja kanoset nga bashkëshorti i saj në Podujevë, policia konfiskon 122 fishekë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën