TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dyshimet se serveri i administratës së Podujevës është djegur, Komuna i quan lajme tendencioze

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
Dyshimet se serveri i administratës së Podujevës është djegur, Komuna i quan lajme tendencioze

Si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike, në administratën e Komunës së Podujevës janë dëmtuar disa hardisqe. Kështu thonë nga kjo komunë, mirëpo nga Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Podujevë hedhin dyshime se mund të jetë djegur serveri ku ruhen të dhënat e qytetarëve.

Ndërprerja e energjisë elektrike i shkaktoi probleme Komunës së Podujevës.

Kjo pasi u djegën disa hardisqe në Administratën e kësaj komune.

Fillimisht, qarkulluan lajmet se është djegur serveri.

Por menjëherë reaguan nga Komuna duke i quajtur lajme të pavërteta.

“Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike mëngjesin e së enjtes janë dëmtuar disa hardisqe të cilat janë të riparueshme dhe janë duke u riparuar. Nuk është e vërtetë në asnjë formë që është djegur serveri i Komunës së Podujevës ku mbahen të dhënat e Drejtorisë së Administratës, konkretisht të gjendjes civile ku ofrohen shërbimet për qytetarët sepse të dhënat zyrtare mbrohen nga Agjencioni i Regjistrimit Civil i cili është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brenshme”, tha drejtori i Administratës në Podujevë, Shuajb Blakçori.

Nga Lidhja Demokratike në këtë komunë po mendojnë ndryshe.

“Sipas informacioneve të brendshme thuhet se është djeg serveri përkatësisht i Drejtorisë së Administratës gjë që është tepër e rëndësishme pasi e dimë që në të ruhen të gjitha të dhënat dhe shërbimet që ofrohen gjatë gjithë kohës. Një reagim i komunës është se nuk është djeg serveri por kishte problem me disa hardisqe gjë që e konfirmon këtë pasi e dimë që serverët janë të ndërtuar me hardisqe”, tha asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Podujevës, Qendrim Softolli.

Sipas Softollit, ndërprerja e energjisë elektrike është arsyetim banal pasi sipas tij, është dashur të mirren hapa konkret për parandalimin e dëmtimit të serverit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Përurohet unaza e brendshme në Prishtinë

Haradinaj: Së shpejti do të kemi zgjedhje

​Haradinaj: Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është opsionale, studentët kërkojnë dinjitet dhe barazi

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

OVL-UÇK dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

A e tradhëtuan fqinjët Shqipërinë në Eurovizion?

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Arrestohet një 23-vjeçar në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

27 vjet nga beteja e Jabllanicës, Haradinaj përlotet teksa i kujton shokët e rënë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën