Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka premtuar se me qeverisjen e tij, koeficienti i pagave do të jetë 150 euro.
Abdixhiku u shpreh se kjo do të ndodh qysh në javën e parë të qeverisjes së tij.
“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen”, ka shkruar tutje ai në Facebook.
Ky reagim i Abdixhikut erdhi pas deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se nga janari parashihet rritja e pagave për të gjithë punëtorët e sektorit publik./teve1.info/