TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

MPJ: Dakaj pritet të lirohet nga Serbia në janar

by Lindrit Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
MPJ: Dakaj pritet të lirohet nga Serbia në janar

Katër pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të jenë në burgjet e Serbisë nën akuzat për gjoja krime lufte. Nga Ministria e Punëve të Jashtme thanë për tëvë1 se një nga ta pritet të lirohet në janar të vitit 2025, derisa dy tjerë ende nuk janë identifikuar.

Ishte arrestuar më 17 prill të këtij viti në vendkalimin kufitar Kroaci – Serbi, nën akuzën për krime lufte.

Por ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Duraku u lirua nga paraburgimi në Serbi javën e kaluar.

E fatin e njëjtë si të Durakut nuk e kanë edhe katër shqiptarë tjerë të arrestuar nga shteti serb për akuzat e njëjta.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme kanë thënë për tëvë1 se Hasan Dakajt i është shqiptuar dënimi, derisa Nezir Mehmetaj ende po mbahet në paraburgim.

“Z. Hasan Dakaj i është shqiptuar dënimi me burg nga Gjykata e Lartë për gjoja Krime të Luftës e Beogradit në kohëzgjatje prej një (1) viti. Duke qenë se z. Dakaj është arrestuar më 5 janar 2024, ai pritet të lirohet më 4 janar 2025. z. Nezir Mehmetaj, përveç vizitave të rregullta në burg ku është duke u mbajtur (‘Burgu Qendror/Centralni Zatvor-CZ’, në Beograd), diplomatët e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, i përcjellin rregullisht edhe seancat gjyqësore të cilat janë duke u zhvilluar tani dy vite e gjysmë kundër tij në Gjykatën e Lartë për Krime të Luftës së Beogradit”, thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Derisa nga ky dikaster thanë se dy prej të arrestuarve ende nuk është arritur të identifikohen.

“Për sqarim F.K dhe M.I janë raste të cilat janë lajmëruar si të arrestuar nga zyrtarë serb, mirëpo zyrtarisht Kosova nuk ka marrë asnjë konfirmim për identitetin ose arrestimin e tyre. Për momentin jemi duke pritur përgjigjen nga pala serbe lidhur me rastin e arrestimit më të fundit, të M.I,. respektivisht, konfirmimin e rastit, rrethanat e arrestimit, vendin e mbajtjes, si dhe identitetin e plotë të tij. Posa të na komunikohen këto të dhëna, atëherë, do ta bëjmë vizitën tek z. M.I.”, thuhet nga Ministria.

Kurse sipas avokatit, Xhevdet Smakiqi institucionet kosovare do duhej të bënin më shumë trysni ndaj Serbisë, qoftë edhe përmes faktorit ndërkombëtar.

“Nuk kemi parë asnjëherë një rezultat që ka thënë p.sh MPJD apo Qeveria që e ka arritur një marrëveshje apo është aprovuar kërkesa e tyre që një mekanizëm ndërkombëtar ta monitorojë ta zëmë rastin e Durakut apo rastin e Mehmetajt apo rastin e Dakajt, etj. Pra Qeveria ka dështuar plotësisht”, tha Smakiqi.

Po ashtu, nga MPJD thanë se nuk ka ndonjë shtetas tjetër të Republikës së Kosovës të burgosur me akuza për krime lufte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Islami: Përveç shantazhuese, Lista Serbe edhe agresive – po sulmon politikanët serbë të Kosovës

Islami: Vuçiq sillet si agjent propagande kundër Kurtit

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Masakra e Izbicës, Kurti: Nuk do të ndalemi në kërkimin e drejtësisë

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Grup dypartiak ligjvënësish amerikanë kërkojnë rivendosjen e sanksioneve kundër Dodikut

Islami: Përveç shantazhuese, Lista Serbe edhe agresive – po sulmon politikanët serbë të Kosovës

Islami: Vuçiq sillet si agjent propagande kundër Kurtit

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK: Ekspozita cenon dinjitetin e viktimave dhe deformon të vërtetën, mbështetja e Kuvendit skandaloze

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Aksident trafiku mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës, s’ka të lënduar

Haxhiu: Kosova ndodhet në një momentum kyç ku duhet adresuar sfidat e procesit të drejtësisë tranzicionale

Haxhiu shpreh keqardhje për situatën me ekspozitën: Do të forcojmë mekanizmat e vlerësimit

PDK mban konferencë për media

PDK e quan skandaloze ekspozitën, kërkon hetim dhe përgjegjësi institucionale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën