TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si ndodhi gjuajtja me armë zjarri mes 13 personave afër një diskoteke në Prishtinë?

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Si ndodhi gjuajtja me armë zjarri mes 13 personave afër një diskoteke në Prishtinë?

13 persona janë dërguar në mbajtje, pasi që u përfshinë në një përleshje me armë zjarri. Rasti ndodhi në orët e hershme të së mërkurës afër një klubi nate, ku për pasojë një person u plagos e tre morën lëndime trupore. Nga Klinika Emergjente thanë se gjendja e të plagosurit është stabile.

Kishin shkuar për të bërë qejf në një nga diskotekat e kryeqytetit.

Por me të dalë nga aty, 13 persona u përfshin në një përleshje me armë zjarri ku disa nga ta mbetën të lënduar.

E katër prej tyre morën trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente në QKUK, ku njëri po vazhdon ende mjekimin.

Për gjendjen e tyre, për tëvë1 foli drejtori i kësaj Klinike, Naser Syla i cili tha se të njëjtit janë shoqëruar më pas nga Policia.

“Janë sjellë një herë tre persona, një i plagosur me armë zjarri kurse dy tjerë me lëndime trupore edhe pas trajtimit në Qendrën Emergjente, ky i plagosuri është pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e ORL-së kurse dy tjerë janë lëshuar në përcjellje të Policisë. Edhe rreth orës 05 të mëngjesit dmth prej rastit të njëjtë është sjellë edhe një person ai i lëndum me mjete të goditura është trajtuar në Qendrën Emergjente prapë është lëshu në përcjellje të Policisë. Ka qenë në gjendje stabile, për sot nuk e di çka me thënë”, tha Syla.

Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës ku treguan se me të marrë informatën, kanë dalë në vendngjarje.

Në komunikatë, u bë e ditur se 13 personat e përfshirë në rast tashmë janë dërguar në mbajtje.

“Bazuar në informacionet e deritanishme raportohet për katër persona të lënduar, njëri prej të cilëve  dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes ku dyshohet të jenë përdorë mjete të forta. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit. Deri tani nga ana e policisë  janë identifikuar, arrestuar dhe dërguar në majtje 13 persona të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Nga Policia ende nuk kanë treguar se cili dyshohet të jetë motivi, derisa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulen çmimet e derivateve në nivelin më të ulët të muajve të fundit

​Sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

​Sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Një shtëpi në Prishtinë cak i hajnave, dëmi me qindra euro

Grabitës të maskuar sulmojnë një pikë karburanti në Prishtinë, marrin mbi 2 mijë euro

Kapen mbi katër kilogramë drogë në ish-objektin e Kombinatit Trepça

Sekuestrohen afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy persona

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulen çmimet e derivateve në nivelin më të ulët të muajve të fundit

​Sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

​Sot rivarroset dëshmori Hajdar Pepaj

Një shtëpi në Prishtinë cak i hajnave, dëmi me qindra euro

Grabitës të maskuar sulmojnë një pikë karburanti në Prishtinë, marrin mbi 2 mijë euro

Kapen mbi katër kilogramë drogë në ish-objektin e Kombinatit Trepça

Sekuestrohen afro 18 kilogramë marihuanë në Kaçanik, arrestohen dy persona

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Policia nis hetimet pas vdekjes së një gruaje në Malishevë

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Përleshje në Pejë, arrestohen katër persona

Detaje nga vrasja e rëndë në tentativë, 11-vjeçari në Gjilan dyshohet se goditi babanë me sëpatë

Ndërron jetë fëmija që u lëndua pasi u rrëzua nga trotineti elektrik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën