TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Familjarët pa shpresa se çështja e të pagjeturve do të diskutohet në Bruksel

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Familjarët pa shpresa se çështja e të pagjeturve do të diskutohet në Bruksel

24 tetori pritet t’i rikthejë kryenegociatorët kosovarë dhe atë serbë, përsëri në tryezën e bisedimeve. Por, këta nuk kanë bërë të ditur nëse do të shtrohet për diskutim çështja e të pagjeturve. Këtë nuk e shpresojnë as familjarët e këtyre të fundit, teksa thonë se fokusi do të jetë kryesisht në çështjet e sigurisë.

Bisedat për djalin tenton t’i shmang.

Por, një fotografi të tij, e mban me vete tash e 26 vjet.

Reshat Qerkini në orët e para të 4 gushtit të vitit 1998, doli nga shtëpia në Mitrovicë, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E që nga ajo natë, familja nuk di më gjë për fatin e tij.

“E ka lënë djali një fjalë tek nana e vet, i ka thënë unë po shkoj me vazhdu rrugën e gjyshit, Sadik Zenelit. Nuk kam dashur askujt më i bë gjë, vetëm e kam marrë një fotografi e kam shti në kuletë. 1:15 Ai ka dalë në ora 02:00 të natës, për më shkua të Hasan Preteni, posa e themeluar një brigadë atëherë”, tha Bajram Qerkini, drejtor në Qendrën Burimore për të Pagjeturit.

Qerkini thotë se zhdukjen e të birit, më së rëndi e përjetoi gruaja e tij.

“Natën i del gjumi (gruas), nuk e di as çfarë flet, thirrë ‘O Reshati erdhi!’. Shpeshherë e çelë derën, edhe kthehet e sheh që nuk është Reshati!”, tha ai.

Reshati është në mesin e 1600 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

E marrëveshja për të pagjeturit, u konsiderua si një arritje e madhe në dialogun me Serbinë.

Këtë javë, kryenegociatorët do të ulën përsëri në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Por Qerkini, nuk pret që çështja e të pagjeturve, të jetë në rend dite.

“Aspak nuk kemi besim që do të folët për persona të pagjetur. Pse? Sepse krejt opinioni është drejtuar në stabilizim apo mjerisht pritet edhe ma e keqja, te anashkalohet edhe situata në pjesën e veriut”, tha Qerkini.

E në Këshillin Koordinues të familjarëve të personave të pagjetur, thonë se përgjigjën se ku ndodhen të pagjeturit, e di vetëm shteti serb.

Për këtë nga ky këshill thonë se rol më të madh duhet të luaj Bashkësia Ndërkombëtare.

“Instuticionet e Kosovës nuk e kanë mundësinë që ta detyrojnë Serbinë për të treguar se ku janë varrezat masive, e dyta, Bashkësia Ndërkombëtare sikur është në gjumë, më tepër se ne që jemi vet, nuk bon trysni më të madhe mbi Serbinë për të treguar se ku janë njerëzit tanë”, tha koordinuesi i familjarëve të Personave të Pagjetur, Ahmet Grajqevci.

Tëvë1 ka pyetur në ekipin e kryenegociatorit, Besnik Bislimi, nëse të enjten në kryeqendrën, çështja e të pagjeturve do të shtrohet në tryezën e bisedimeve.

Por këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Spahiu: Opozita pritet të nxjerrë kandidat për president, jo të mbështesë Osmanin

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Musa: Dakordimi për pakon e nënkryetarëve të Kuvendit është pozitiv, shmang bllokadat

Dy tërmete në Tiranë – Lëkundje të forta ndihen në zonën e Kamzës

Pas tërmetit 4.8 ballësh, Komuna e Prishtinës u bën thirrje qytetarëve për kujdes

Tërmeti shkakton dëme materiale në një market në Prizren, qytetari bën thirrje për qetësi dhe solidaritet

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Emisioni “Info Nata” 10.02.2026

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Maloku: Abdixhiku dhe Osmani kanë dëshirë për të qenë president

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Mund të shkaktonte rrezik për qytetarët dhe dëme materiale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën