TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Begaj në Bosnje: Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Begaj në Bosnje: Pavarësia e Kosovës është realitet i pakthyeshëm

Çështja e njohjes së Kosovës, gjegjësisht heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, ishte në qendër të konferencës së sotme për media të anëtarëve të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës dhe presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Sarajevë, raporton Anadolu.

Ndonëse delegacionet e të dy vendeve në takim diskutuan kryesisht për marrëdhëniet dypalëshe dhe integrimin evropian, në konferencën për media, kreu i Presidencës së BeH-së Denis Beqiroviq, anëtarët e Presidencës Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq si dhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, u ndalën në çështjen e Kosovës, për të cilën nuk ekziston konsensus në BeH.

Kryesuesi i Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq tha se “një mesazh shumë i rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal” ka ardhur nga qeveria dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të cilin e ka quajtur “mik i madh”.

“Ai mori një vendim të njëanshëm, që është heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës. Një lëvizje vërtetë e paprecedentë në rajonin tonë dhe një mesazh shumë i rëndësishëm”, tha Beqiroviq.

Duke folur për zbatimin e Marrëveshjes së Berlinit, anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq tha se është e rëndësishme që rajoni të funksionojë në katër liritë e përcaktuara në parimet e Bashkimit Evropian: liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

Cvijanoviq gjithashtu iu kundërpërgjigj kreut të Presidencës së BeH-së, Denis Beqiroviq, i cili në fjalën e tij e cilësoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si “miku i tij i madh”.

“Nuk është e denjë për ne që ta përfshijmë Kosovën në bisedë me presidentin e një shteti tjetër. Pa marrë parasysh se është Republika e Shqipërisë. Kjo nuk është dhe nuk duhet të jetë tema e bisedës sonë, përveçse në kontekst të bashkëpunimit rajonal”, u shpreh Cvijanoviq.

Presidenti i Shqipërisë përsëriti se pavarësia e Kosovës është “realitet i pakthyeshëm”.

“Kosova është dëshmuar të jetë partner i besueshëm i përkushtuar për forcimin e fqinjësisë së mirë. Në ndërkohë, ajo ka kontribuar aktivisht në bashkëpunimin rajonal dhe proceset integruese euroatlantike në Ballkanin Perëndimor. Njohja e Kosovës patjetër do të ndikojë në paqe, siguri, pajtim dhe stabilitetin rajonal”, tha presidenti shqiptar./AA

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Kujtohen policët e rënë në detyrë, Zymeri e Bunjaku u vranë në mbrojtje të shtetit

Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë

Auto Draft

Shtëpisë-muze iu vodhën 6 karrige, e bija e Ymer Elshanit: Jam e mërzitur shumë, s’e kam pritur

Auto Draft

“Rrethi problematik në Bibaj”, krijohen kolona – banorët nuk e duan, kanë edhe një emërtim interesant

Policia e Berlinit: I dyshuari për sulmin në Tiergarten u vra pasi iu vërsul policëve me thikë

Tetë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, Novosella: Projektet për ndër të Demaçit janë lanë në gjysmë

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Sulmi në Berlin, Konjufca: Kosova solidarizohet me Gjermaninë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën