TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vuçiq falënderon Putinin për gazin rus, përsërit se Serbia s’do ta sanksionojë Rusinë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vuçiq falënderon Putinin për gazin rus, përsërit se Serbia s’do ta sanksionojë Rusinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi të dielën se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se e ka falënderuar atë “që më siguroi se Rusia do t’i japë mjaftueshëm gaz Serbisë këtë dimër”.

Serbinë e zuri pushtimi rus i Ukrainës të varur plotësisht nga gazi rus.

Ndërkohë, duke ndjekur shembullin e shumë vendeve të Bashkimit Evropian (BE), edhe Serbia ka filluar të punojë në gjetjen e burimeve të tjera të furnizimit me gaz.

Megjithatë, pavarësisht thirrjeve nga BE-ja, klubi të cilit synon t’i bashkohet, Serbia nuk po pranon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe përfaqësuesit e autoriteteve në Beograd vazhdojnë të mbajnë lidhje me Kremlinin.

Vuçiq njoftoi në profilin e tij në Instagram të dielën se nuk kishte biseduar me Putinin për gati dy vjet e gjysmë dhe se më 20 tetor kanë pasur një “bisedë të mirë, të hapur, të gjatë dhe kuptimplotë”.

“Shpreha shpresën, ashtu si dy vjet e gjysmë më parë, se Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiq.

Ai tha në një video në Instagram se me Putinin bisedoi edhe për çështje dypalëshe, ekonomike dhe politike.

Rusia është mbështetja më e madhe e Serbisë në kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës, të cilën Prishtina e shpalli më 2008.

Ndërkohë, biseda mes tyre u zhvillua derisa Rusia po pret përgjigje zyrtare nga Serbia për ftesën Putinit në shtator që Vuçiqi të marrë pjesë në samitin e BRICS në Kazan, i planifikuar të mbahet nga 22 deri më 24 tetor./rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë hyn në ditën e nëntë, qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e nëntë, qytetarët mblidhen para Ministrisë së Arsimit

Pas protestave, Rama prezanton skemën e re: Qeveria paguan gjysmën e qirasë për studentët në Tiranë

Pas protestave, Rama prezanton skemën e re: Qeveria paguan gjysmën e qirasë për studentët në Tiranë

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj protestuesve edhe pas neutralizimit, mbipopullim në Bllokun e Sigurisë

Avokati i Popullit: Dhunë ndaj protestuesve edhe pas neutralizimit, mbipopullim në Bllokun e Sigurisë

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Bedri Hamza jep dorëheqje nga kryetari i PDK-së

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte ndaj shqiptarëve në rajonin e Pejës

Dyshohet se goditi një grua me grushte në shëtitoren e Pejës, Prokuroria autorizon Policinë për veprime

Pejë: Ndalet për 48 orë i dyshuari për dhunën ndaj gruas në shëtitoren pranë lumit

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Rama paralajmëron masa drastike ndaj protestuesve të dhunshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën