Protesta e studentëve po vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa në tubim janë bashkuar edhe pedagogë nga universitetet e vendit.
Pas protestës para Kryeministrisë, pjesëmarrësit janë vendosur para Ministrisë së Arsimit, aty ku po vijojnë tubimin.
Ndërkohë, policia është në gatishmëri duke bllokuar qarkullimin e mjeteve dhe sigurimin e mbarëvajtjes së protestës, raportojnë mediat shqiptare.
Situata vijon të jetë e qetë e pa tensione, derisa protestuesit po mbajnë pankarta me këkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë efektivët e policisë janë pozicionuar para Ministrisë së Arsimit, teksa kanë formuar edhe kordon sigurie.








