TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çfarë ndodhi sot në seancën përgatitore në rastin e Banjskës?

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
0
A A
Çfarë ndodhi sot në seancën përgatitore në rastin e Banjskës?

Ka përfunduar shqyrtimi fillestar në rastin Banjska, ku njëri prej të akuzuarve, Dushan Maksimoviq mohoi fajësinë, kurse Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, nuk deshën të deklarohen për akuzat në këtë fazë të procedurës. Por, një gjë e tillë, u konsiderua si mospranim i fajësisë.

Me armë të gjata qëndronin në hyrje të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Krejt kjo përgaditje e autoriteteve të sigurisë pasi aty do të mbahej shqyrtimi fillestar në rastin e Banjskës, ku mbeti i vdekur rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku.

Në gjykatore nën masa të sigurisë, u paraqitën tre të akuzuarit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Prokurori i rastit lexoi aktakuzën që u ngarkohet kësaj tresheje.

“Të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, duke vepruar sipas planit të organizuar mirë paraprakisht, përmes përdorimit të dhunës përmes armatimit të rëndë kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe, dhe këtë pjesë të terrritorit t’ia bashkojnë territorit të Republikës së Serbisë. Me ç’rast, si rezultat i dhunës së përdorur ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku, dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve tjerë policor dhe popullatës civile”, tha prokurori Naim Abazi.

Maksimoviq nuk e pranoi fajësinë për këto akuza që e ngaron prokuroria.

“I nderuar gjyqtar, unë jam i vetdijshëm që shumicë në këtë sallë, po mendojnë se jam i përfshirë në këtë vepër penale. Mirëpo unë deklarohem se nuk jam fajtor dhe nuk kam lidhje me këtë aktakuzë me të cilën unë ngarkohem”, tha i akuzuari Dushan Maksimoviq.

Kurse Spasojeviq dhe Toliq nuk u deklaruan rreth fajësisë, për çka konsiderohet se ata mohojnë fajësinë.

“Tani për tani nuk dua të deklarohem rreth fajësisë”, tha i akuzuari Blagoje Spasojeviq.

“Në këtë fazë të procedurës nuk dëshiroj të deklarohem rreth aktakuzës”, tha i akuzuari tjetër, Vladimir Toliq.

Mirëpo, sipas avokatit të familjes së Afrim Bunjaku, rasti Banjska nuk mbyllet me 45 të akuzuarit aktual, ku vetëm tre prej të cilëve janë të arretuar.

“Kam informacione që janë edhe shumë persona të tjerë të përfshirë, a do të ngritet edhe një aktakuzë apo do të zgjerohet kjo aktualja, mbetet në strategjinë e prokurorisë. Sidoqoftë, hetimet për këtë rast në mënyrë të vrullshme dhe intensive po vazhdojnë”, tha avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë. Si rezultat i dhunës së përdorur u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.

Ndaj 43 personave të tjerë të përfshirë në rastin Banjska, me krye Milan Radoiçiq, Themelorja i është drejtuar Gjykatës Supreme, për t’i kërkuar opinion nëse ndaj tyre mund të aplikohet gjykimi në mungesë, për çka ende nuk ka një vendim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

​KQZ certifikon rezultatet përfundimtare edhe për tri komuna

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Rama tregon investimet e tij në Prishtinë gjatë mandatit 4-vjeçar

Spitali i Pejës: 9 persona të lënduar nga aksidenti në Vrellë, dy janë dërguar në QKUK

Spitali i Pejës: 9 persona të lënduar nga aksidenti në Vrellë, dy janë dërguar në QKUK

​Mbi 8.7 milionë euro të planifikuara për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit

Elezi: Mbi 1.3 milionë qytetarë votojnë për balotazhin e 9 nëntorit

Shtyhet ndeshja Bora – Trepça

Shtyhet ndeshja Bora – Trepça

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

Rusia sulmon infrastrukturën e energjisë të Ukrainës

Barça synon fitore ndaj Celta Vigos

Barça synon fitore ndaj Celta Vigos

Përballje jo e lehtë për Bayernin në Bundesligë

Përballje jo e lehtë për Bayernin në Bundesligë

Kampioni luan me Lyonin në derbin e Francës

Kampioni luan me Lyonin në derbin e Francës

Guardiola krahason rivalitetin ndaj Liverpoolit me El Clasicon, thotë se i mungon Kloppi

Guardiola krahason rivalitetin ndaj Liverpoolit me El Clasicon, thotë se i mungon Kloppi

Luis de la Fuente ‘harron’ asistuesin më të mirë në Evropë, nuk e fton te Spanja

Luis de la Fuente ‘harron’ asistuesin më të mirë në Evropë, nuk e fton te Spanja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën