TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Marketi në Prishtinë që nuk mbanë asnjë produkt nga Serbia

by Doresa Geci
1 vit ago
0
A A
Marketi në Prishtinë që nuk mbanë asnjë produkt nga Serbia

Thirrje për bojkotimin e produkteve të prodhuar nga Serbia kanë filluar përsëri pas hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë për lejimin e importimit të këtyre produkteve. Por pavarësisht këtij vendim, në Kosovë janë disa biznese të cilat nuk mbajnë asnjë prodhim serb. Një nga këto biznese është edhe në Prishtinë.

Produkte të ndryshme ushqimore , shtëpiake e të tjera gjenden në një shitore në lagjen “Kolovicë” të Prishtinës.

Në këtë biznes familjar tash e sa vite nuk ka asnjë prodhim nga Serbia.

Pasi pronarët e kësaj shitore, kanë vendosur të mos furnizohen me këto produkte nga vendi fqinjë.

Por ky vendim për familjen Rrahmani nuk ishte pa sfida.

“Na një kohë të gjatë nuk kemi mbajte produkte serbe, përveç një pjesë të pijeve që kanë ndodh që dy vjetë për tri po hijmë që nuk kemi asnjë produkt serb. Penalizimi me disa produkte të caktuar ka por shpresoj që produktet vendore ka me na jem një përkrahje me të madhe për neve marketëve që nuk mbajmë  produkte serbe”, tha pronarja e “Top Marketit”, Basrie Rrahmani.

Madje Basrie Rrahmani ka një kërkesë ndaj të gjithë qytetarëve.

“Na si qytetar duhet që edhe nëse vjen produkti serbe të mos e blejmë madje kemi mu vetëdijesu vetë iu bëjë thirrje të gjithëve mos me përdorë”, tha Rrahmani.

E fushatë për bojkotim të produkteve serbe ka filluar edhe grupi “Besa Besë”.

“Ta kujtojmë të kaluarën pa harruar edhe të tashmen, se e njëjta Serbia është të njëjtën politikë është duke e bërë veç ta kujtojnë prej cilit shtet po vijnë. Ka pas efekt edhe para masës se Qeverisë ne kemi diku rreth 100 biznese të cilat i kanë bojkotuar kompletë prodhimet e tyre kështu që edhe me dhjetëra e qindra janë në pritje për shkak të masës që nuk ka pasur prodhimet serbe ne nuk kemi mundur të themi që edhe këto biznese janë pa prodhime serbe, në vazhdimësi kemi me promvuar ato biznese që nuk kanë asnjë produkt serb”, tha Smajl Balaj nga grupi “Besa Besë”.

E shitjen e produkteve serbe nuk e ka telash, biznesmeni, Ramiz Kelemendi.

“Zoti Kelemedi shet produkte edhe në Graqanicë, zoti Kelemdi shet produkte edhe në Mitrovicën e Veriut, edhe të Kosovës, edhe të Evropës edhe të Serbisë”, tha Kelmendi.

Nga e marta, Qeveria e Kosovës ka hequr kufizimet për produktet serbe përmes pikës kufitare në Merdare.

Këto kufizime ishin nga korriku i vitit 2023, ku Qeveria kishte vendosur të ndaloj importin e mallrave nga Serbia pas arrestimit të tre policive të Kosovës nga policia serbe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Maloku: Abdixhiku duhet ta japë dorëheqjen vetë, jo përmes Kuvendit dhe Kryesisë

Sot pritet të arrijnë edhe 3,185 pakot me fletëvotime, numërimi i tyre planifikohet të fillojë rreth orës 19:00

Rinumërimi i votave mund të zgjasë nga 12 deri në 14 ditë

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Cakolli: Manipulim industrial i votave në disa vendvotime

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

Torino eliminon Romën nga Kupa e Italisë

“Info Nata”- 13.01.2026

“Info Nata”- 13.01.2026

City fiton ndaj Newcastlet

City fiton ndaj Newcastlet

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Zjarr i madh në një banesë në Tetovë, dyshohet për një viktimë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën