TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shpresat e Kosovës gati për duelet e fundit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shpresat e Kosovës gati për duelet e fundit

Kombëtarja U21 e Kosovës në futboll ka vazhduar përgatitjet për ndeshjet me Poloninë dhe Estoninë, të vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2025. “Dardanët” e rinj stërvitjet po i mbajnë në Kampin Nacional të FFK-së, në Hajvali.

Të premten, Kosova U21 luan ndaj Polonisë në stadiumin “Fadil Vokrri” prej orës 19:00.

Sulmuesi io Malishevës, Fatjon Bunjaku, që është pjesë e Kosovës U21 pret përkrahje të madhe në stadium për ta mposhtur Poloninë.

“Stërvitja sot ka shkuar shumë mirë. Si çdo herë grumbullimi me U21 të Kosovës bëhet në atmosferë të mirë. Ne jemi mjaft mirë të komponuar, të gjithë njihemi, sepse jemi grumbulluar edhe disa herë. Nuk ka shumë ndryshime, po ashtu nga Superliga e Kosovës ka shumë futbollistë që njihemi dhe kombinimet nuk mungojnë në stërvitje e në lojë. Presim mbështetje të madhe nga tifozët dhe besoj se pasi jemi vendës do t’i shpërblejmë ata. Mesazhi im për tifozët është të vijnë në stadium”, ka thënë Bunjaku për faqen zyrtare të FFK-së.

Edhe Redon Ismaili që luan te Partizani i Tiranës, është ftuar nga selektori Afrim Tovërlani për ndeshjet e tetorit, e që janë të fundit në këtë cikël kualifikues.

“Sot është dita e dytë e stërvitjeve. Atmosfera është mjaft e mirë, grupi i futbollistëve po ashtu është mjaft i mirë. Stërvitjet kanë shkuar mirë. Dje kemi pasur rigjenerim dhe sot ka qenë pak më vështirë, pasi të gjithë kemi ardhur nga ndeshjet që kemi pasur me klubet tona. Dhe prej të mërkurës do të bëjmë taktikën dhe analizat për ndeshjen kundër Polonisë. Është kundërshtar mjaft i fortë, por duke parë edhe ndeshjet tona kemi një bilanc të mirë, kemi pesë ndeshje pa humbje. Jemi edhe në vendin tonë që ka kohë që nuk kemi luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’”, ka thënë Ismaili, që po ashtu ka ftuar tifozët për përkrahje.

Më 15 tetor në Tallin, Kosova U21 e luan ndaj Estonisë ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminator.

Dy xhiro para fundit është në vendin e katërt me 12 pikë, sa i ka edhe Bullgaria në vendin e tretë. Polonia është e dyta me 18 pikë, ndërsa Gjermania është lidere me 22 pikë. Në Evropian kualifikohet fituesi i grupit, ndërsa vendi i dytë luan në plejof.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Fazliji gati për sfidat e nëntorit

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Hajrizi i lumtur me kthimin te Kosova

Dellova lirohet nga grumbullimi

Dellova lirohet nga grumbullimi

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

“Dardanët” vazhdojnë me stërvitje, mungon Dellova

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Arrestohet një person i dyshuar për mashtrim me viza pune në Gjermani, u mori nga 1,200 euro tre personave

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet një i dyshuar për dhunimin e një të miture në Fushë-Kosovës

Kuvendi të mërkurën debaton për raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kuvendi sot diskuton për raportin e Komisionit Evropian

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot me shi

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën