TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Prishtina e mposht Trepçën në Mitrovicë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Prishtina e mposht Trepçën në Mitrovicë

Sigal Prishtina e ka fituar “El Clasicon” e basketbollit kosovar, pasi në kuadër të xhiros së katërt të Superligës ka triumfuar ndaj Trepçës.

Në ndeshjen e luajtur të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Prishtina ka triumfuar me shifrat 82:76.

Basketbollistët e trajnerit Murat Bilge gjatë tërë ndeshjes patën paraqitje të mirë, sidomos në dy çerekët e parë, të cilët i fituan dhe e bënë dallimin për ta siguruar triumfin.

Për Prishtinën, kjo është fitorja e parë ndaj Trepçës pas një periudhe të gjatë. Në fakt, Prishtina nuk e kishte mposhtur Trepçën në 13-të ndeshjet e fundit, por të dielën mbrëma i dha fund kësaj serie negative.

Në anën tjetër, Trepça regjistroi humbjen e dytë këtë sezon pas disfatës që e pësoi nga Bashkimi në mesjavë.

Periudhën e parë, Prishtina e fitoi me shifrat 25:15 dhe të dytën 26:19 për të shkuar në pushim me një epërsi prej 15-të pikëve (51:34).

Edhe pse Trepça fitoi dy çerekët e fundit (21:17 dhe 21:13), sërish nuk ia doli ta shkrijë avantazhin e thellë të Prishtinës që e kishte krijuar në 20-të minutat e para të ndeshjes.

Jalen Moore me 22 pikë, 3 kërcime e 7 asistime ishte më efikasi te Prishtina, ku u veçuan edhe Josh Nzeakor me 16 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, si dhe Damiree Burns me 11 pikë e 9 kërcime.

Te Trepça, katër basketbollistë e mbyllën ndeshjen me pikë dyshifrore, ndërsa më efikasi ishte Desmond Camridge me 17 pikë të realizuara.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FC Vushtrria i prezantoi edhe dy përforcime

FC Vushtrria i prezantoi edhe dy përforcime

City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Rodrin

Barcelona përgatit ofertën e tretë për Rodrin, synon marrëveshjen me Man Cityn

Sot nis sezoni i ri në Superligë, përballen Feronikeli – Gjilani

Sot nis sezoni i ri në Superligë, përballen Feronikeli – Gjilani

Vdiq boksieri që ra në koma në vitin 2015 pasi mori lëndime gjatë meçit

Vdiq boksieri që ra në koma në vitin 2015 pasi mori lëndime gjatë meçit

Emisioni “Mesditë” 14.08.2026

Emisioni “Mesditë” 14.08.2026

Kurti përshendet iden e Abdixhikut për president konsensual: Mbrëmë kam dërguar ftesë për takime

Kurti përshendet iden e Abdixhikut për president konsensual: Mbrëmë kam dërguar ftesë për takime

FC Vushtrria i prezantoi edhe dy përforcime

FC Vushtrria i prezantoi edhe dy përforcime

Hamza: Albin Kurti po i mban peng institucionet,  pa rikthimin e rendit kushtetues nuk mund të flitet për asgjë tjetër

Hamza: Albin Kurti po i mban peng institucionet, pa rikthimin e rendit kushtetues nuk mund të flitet për asgjë tjetër

Provat e AKI-së dhe Policisë: Sali u rekrutua nga BIA përmes zyrtarit Zheljko Matoviq

Provat e AKI-së dhe Policisë: Sali u rekrutua nga BIA përmes zyrtarit Zheljko Matoviq

City refuzon ofertën e parë të Barcelonës për Rodrin

Barcelona përgatit ofertën e tretë për Rodrin, synon marrëveshjen me Man Cityn

Sot nis sezoni i ri në Superligë, përballen Feronikeli – Gjilani

Sot nis sezoni i ri në Superligë, përballen Feronikeli – Gjilani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën